-4 C
Pristina
20 Janar, 2021 - 10:17

Avdullah Hoti telefonon Vjosa Osmanin, jep një paralajmërim

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryetaren e Kuvendit dhe ushtruesen e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani.Hoti ka thënë se Osmanit i ka dëshiruar shërim të shpejtë nga Koronavirusi.

Kryeministri poashtu, ka treguar se e ka njoftuar Osmanin se Qeveria do të përmbyllë së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës.

Postimi i Hotit në Facebook:

Sot, në një bisedë telefonike, i kam uruar shërim të shpejtë Kryetares së Kuvendit dhe ushtrues së detyrës së Presidentes, znj. Vjosa Osmani.

E njoftova znj. Osmani se Qeveria e Republikës së Kosovës do të përmbyllë së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës. Mbi bazën e kësaj analize, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme: (1) për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës; dhe (2) përbërja e misioneve diplomatike të jetë në përputhje me ligjin.

Të fundit

Të tjera nga rubrika