9.1 C
Pristina
Tuesday, October 4, 2022
- Advertisement -

“Asociacion me 4 komuna, anëtarësim i Kosovës në OKB, pa njohje”: Propagandisti serb del në media pas Vucic

‘Perëndimi po përpiqet të zgjidhë përfundimisht Kosovën a më shpejt që të jetë e mundur, para së gjithash për shkak të situatës në Ukrainë’, beson kryetari i të ashtuquajturës Komision Parlamentar për Kosovën, Millovan Drecun.

Sipas tij, Beogradit do t’i kërkohet të pranojë se Kosova ekziston si shtet, por jo njohjen e pavarësisë së saj.

- Advertisement -

“Mendoj se Beogradit do t’i kërkohet të pranojë ekzistencën e shtetit të rremë të Kosovës, në këtë moment nuk kërkohet njohje e drejtpërdrejtë, sepse është e qartë për të gjithë në Perëndim se nuk mund të arrihet deri te kjo dhe se Beogradi nuk do ta njohë shtetin e rremë i Kosovës, por ndoshta kërkohet ndonjë zgjidhje si dy Gjermani”, thotë Drecun për Tanjug.

Ai shton se kjo do të thotë se Beogradi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por do t’i lejojë të bëhen anëtarë të OKB-së.

Siç thotë ai, me këtë Perëndimi mund t’i kundërvihej presidentit rus Vladimir Putin dhe t’i thotë se nuk ka precedent kur është fjala për Kosovën, por se është arritur një marrëveshje dhe çështja është mbyllur.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, siç thotë Drecun, Beogradit do t’i ofrohet një “version i shkurtuar” i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, d.m.th sipas tij, ai vlen vetëm për katër komunat në veri, mbrojtja e veçantë e Kishës Ortodokse Serbe dhe ndoshta përshpejtimi i Serbisë në integrimin evropian.

Ai shton se duhet të diskutohet shumë më tepër për çështjen e targave, të zhdukurve, kthimin e të dëbuarve, pronën, por që ndoshta do të jetë një lloj pakete.

“Kam frikë vetëm nga situata që kemi pasur kur është thënë se fillimisht duhet të ndërtojmë standarde në Kosovë, e pastaj të flasim për statusin, pas pogromit të marsit të serbëve kemi pasur ndryshim teze, është thënë fillimisht statusi, të paktën një pjesë e vendeve, por ne nuk i kemi marrë standardet kur është fjala për popullin serb”, thekson Drecun.

- Advertisement -

Ai thekson se gjithçka është ende një histori e hapur dhe beson se pritjet e Perëndimit për mbylljen e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës do të rriten gjithnjë e më shumë.

Sipas tij, Serbia do të rezistojë kur të jetë fjala për njohjen e Kosovës.

“Ne do t’i rezistojmë të gjitha provokimeve së bashku me popullin serb, sigurisht që do të vazhdojmë ta mbrojmë popullin tonë dhe të sigurojmë mbijetesën e tij dhe sigurisht që do të angazhohemi për një zgjidhje politike paqësore të problemit të Kosovës”, shtoi ai.

Siç thotë ai, Serbia ka fuqi të mjaftueshme për këtë – ‘ndikimi ynë ndërkombëtar është rritur, pozicioni ynë është forcuar, kemi stabilitet të brendshëm dhe një qëndrim pothuajse të unifikuar të subjekteve përkatëse politike në Serbi për çështjen e mosnjohjes së Kosovës’.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -