Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit të kërkesave për punë nga qytetarët e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të ASK-së, aktualisht janë duke kërkuar punë 84 mijë e 661 qytetarë.
Nga kjo shifër 41.094 janë punëkërkuese femra dhe 43.567 meshkuj.
Po ashtu ASK-ja i ka publikuar edhe shifrat e numrit të të punësuarve të regjistruar në Administratën Tatimore të Kosovës.
Të punësuar me pagë primare janë 355 mijë e 560 persona, ndërsa të punësuar me pagë sekondare 16 mijë e 445 persona.