7 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ashensori në Prishtinë bie nga kati i dytë në bodrum, Iëndohen gjashtë persona

- Advertisement -

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore pasi ashensori ka rënë nga kati i dytë në bodrum në një objekt banesor, në rrugën “Hisni Gashi” në Prishtinë.

- Advertisement -

Për shkaqe ende të panjohura, ashensori ka rënë dhe për pasojë banorët kanë marrë Iëndime të rënda, për çka janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, me ç’rast ka bërë të ditur se rasti po hetohet.

- Advertisement -

“Është raportuar se si pasojë e një ashensori i cili ka rënë në një ndertës nga kati i dytë në podrum, Iëndime trupore kanë  pësuar gjashtë persona viktima femra kosovare të cilat janë dërguar në QKUK  për trajtim të nevojshëm mjekësor. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -