2.2 C
Pristina
E diel, 27 Nëntor, 2022
- Advertisement -

Asamblisti i VV-së: Qentë endacakë hyjnë në Kosovë nga Serbia

Duke folur në lidhje me problemin e qenve endacakë në kryeqytet, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Arianit Beqiri ka thënë se qentë endacakë në Kosovë depërtojnë edhe nga Serbia.

- Advertisement -

Ai, në KTV ka thënë përveç depërtimit nga Serbia, trajtimi i qenve endacakë është i vështirë edhe për shkak të mungesës së një mekanizmi që evidenton pronarët që rrisin dhe mbajnë qentë.

“Është e qartë që ne kemi qenë endacakë, që hyjnë edhe nga shtetet fqinje, sidomos nga Serbia. Edhe po, prapë se prapë, ne nuk kemi ndonjë mekanizëm me të cilin e dimë cilët pronarë cfarë qensh kultivojnë. Kjo është një, e dyta pastaj është edhe edukimi që nuk e kanë disa pronarë që kanë qenë..”, ka thënë Beqiri.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -