16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

As Serbia nuk ka arritur ta bëjë atë që po e bën Donika Gervalla, thotë ish-këshilltari i Thaçit dhe isu shefi për informim tek Gërvalla

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, po thotë se atë që s’ka arritur t’ia bëjë Kosovës Serbia tash e 20 vjet, po ia bën ministrja Donika Gërvalla për dy vjet.

- Advertisement -

Behrami thotë se Kosovës nuk i ka ardhur asnjë njohje, asnjë anëtarësim, asnjë investim e asnjë vizitë përmbajtjesore.

Sipas tij, Gërvalla ka heqë dorë nga politika e jashtme dhe se tashmë ka hyrë në fazën e fundit të shkatërrimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, shkruan Express.

 “Atë që nuk ka arritur ta bëjë Serbia tash e dy dekada, po e bën Donika Gërvalla për pothuajse dy vjet.

- Advertisement -

Asnjë njohje, asnjë anëtarësim, asnjë vizitë përmbajtjesore, asnjë investim, asnjë…

Pasi ka hequr dorë nga politika e Jashtme, ajo tani ka hyrë në fazën e fundit të shkatërrimit të MPJ-së!”, ka shkruar Behrami.

Ai në fund thotë se të gjithë ata që po frikësohen dhe po heshtin brenda dhe jashtë MPJ-së janë bashkëpjesëmarrës në një “krim” të tillë.

- Advertisement -

“Të gjithë ata që po fikësohen, që po heshtin brenda dhe jashtë MPJ-së, duhet ta dijnë se janë bashkëpjesëmarrës në këtë krim!”, ka përfunduar Behrami.

Ai ishte shef për informim edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, tē udhëbqeur nga Gërvalla. Prej kësaj pozite ka dhënë dirëheqje para disa muajve.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -