14.8 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

‘As për 2000 euro nuk rri në Kosovë’, kamarieri e ‘shokon’ avokatin kosovar

- Advertisement -

Avokati Arianit Koci ka bërë publike një bisedë që sot e ka bërë me një kamarier.

Ai ka bërë me dije se personi në fjalë i ka thënë se është i gatshëm ta lëshojë Kosovën në rastin e parë që i vjen mundësia.

- Advertisement -

Në profilin e tij në Facebook, ai ka treguar se kamarieri i ka thënë që as për një pagë prej 2000 eurosh nuk rrin në Kosovë.

“‘Rasti i pari kur vjen, ika prej Kosovës’ – po më thotë kamarieri në një kafene ku e pi kafën e mëngjesit. Fakultetin e kryer, sportist, i ndërshëm, është aset për çdo kompani. I lumi ai që e merr si punëtor. ‘Sa kishte me qenë rroga për të cilën ti e kishe ndrru mendjen me mbetë në Kosovë?’ – po i them. ‘2000 euro?’. ‘Jo avokat. As për 2000 euro nuk rri. Po du me shku jashtë e me e provu fatin. Nuk është krejt veç puna te paret. Nuk po di me e spjegu, ama nuk po më pëlqen ambienti këtu; mentaliteti” – u përgjigj me një dozë mllefi të përzier me keqardhje”, ka shkruar Koci.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -