7.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

As gjermanët s’ia njohin Vuçiqit “vijën e kuqe” për moslejim të Kosovës në OKB

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me t’u hartuar plan-propozimi frankogjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në shtatorit e vitit të kaluar, ishte shprehur veçanërisht kundër njërës prej pikave,

- Advertisement -

“Më ka shkaktuar kokëdhembje”, kishte deklaruar me t’u paraqitur ky dokument fillimisht në media. Aty ai thoshte se kjo pikë ia shtron Kosovës rrugën drejt anëtarësimin në Kombe të Bashkuara.

Ishte kategorik se këtë gjë nuk do ta pranonte. Madje, në komentet e tij dërguar për planin dhe në të gjitha deklarimet anëtarësimin e Kosovës në OKB e proklamonte për “vijë të kuqe” në çfarëdo negociatash Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

Edhe pas takimit të hënës, duke folur për televizionin publik serb, ai tha se “nuk kam nënshkruar asgjë” duke iu referuar saktësisht Nenit 4 që përcakton mospengimin dhe moskundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Vuçiq i mbante tri “vija të kuqe”: Jo njohjes juridike të Kosovës, jo anëtarësimit të Kosovës në OKB, dhe Asociacionin si parakusht të një marrëveshje.

Ishte kjo dekalratë e Vuçiqit e cila zgjoi reagimin e Kryeministrit Albin Kurti, i cili shkroi se ky zotim dhe kjo deklaratë e presidentit serb “do të përbënte shkelje të qartë të Nenit 4” të plan propozimit evropian, të cilën palët thuhet ta kenë pranuar, ndonëse nuk është nënshkruar formalisht, shkruan Insajderi.

- Advertisement -


Gjermanët të cilët janë edhe “hisedarë” të hartimit të këtij plan-propozimi, mbështesin në plotëni që Neni 4 të çojë Kosovën drejt anëtarësimeve të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“U bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen aktivisht në procesin e mëtejshëm. Kjo përfshin respektimin e angazhimeve të tyre të qarta për të gjitha aspektet e propozimit, duke përfshirë ato në lidhje me organizatat ndërkombëtare”, thonë nga ambasada gjermane në Prishtinë për Insajderin.

Neni 4 – Palët vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Serbia, në anën tjetër, është gjendur para një situate ku është vendosur mes arritjes së një marrëveshje me Kosovën ose vendosjes së sanksioneve ndaj Federatës Ruse, ku në këtë rastin e dytë do të merrte përgjigjen ruse, ku siç frikësohet opinioni publik serb atje, do të kishte të bënte saktësisht me heqjen e vetos ruse ndaj Kosovës në Këshill të Sigurimit. Andaj, siç komentohet atje, Vuçiq ka kërkuar siguri që në marrëveshjen e re me iniciativën frankogjermane, të përfshihet një pikë ose të merrr zotim nga ndërmjetësuesit që s’do ta lejohet aplikimi i Kosovës në OKB.

Për të aplikuar në OKB, Kosovës i duhen 2/3 e votave të Asamblesë së Përgjithshme në favor të pavarësisë së Kosovës, si dhe 9 nga 15 votat e Këshillit të Sigurimit – dhe që asnjëra nga Pesë Anëtaret e Përhershme të mos vendos veton – Kina dhe Federata Ruse.

Kina dhe Federata Ruse, nuk kanë dhënë asnjë indikacion që do të hiqnin veton edhe po qe se vetë Serbia do ta nënshkruante njohjen e Pavarësisë së Kosovës./Insajderi/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -