Komisioni i Pavarur i Mediave i ka dënuar katër shpërndarësit e rrjetit kabllor në Kosovë me 100 mijë euro. Kështu, Artmotion është dënuar me 64 mijë euro, Kujtesa me 26 mijë euro, IPKO me 7 mijë euro dhe Telkos me 3 mijë euro.
Rekomandimi për sanksionimin e Artmotion, Kujtesa, IPKO dhe Telkos është votuar në mënyrë unanime nga anëtarët e KPM-së,
Nga janari deri më tash, në KPM ishin deponuar mbi 300 ankesa, prej tyre 221 ndaj Artmotion, 87 kundër Kujtesës, 23 për IPKO-n dhe 9 ankesa për Telkosin.
Pas vendimit, kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti ka thënë se KPM ka marrë me seriozitet ankesat dhe i ka dënuar operatorët në mënyrë proporcionale.
Komisioni i Pavarur i Mediave i kishte pranuar ankesat nga qytetarët e pakënaqur me ndryshimin e paparalajmëruar të listës së kanaleve televizive nga operatorët e shpërndarjes./BetimipëDrejtësi