fbpx
0.6 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Artikulli i gazetës gjermane, “Ashpërsia ndaj Serbisë është vonuar”, “revoltohet Vuçiq”

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Presidenti serb Alekandër Vuçiç ka reaguar pas lajmeve se BE ka ndjekur politikë të favorshme për Serbinë.

Sipas Vuçiç, kritikët po përzihen në punët e brendshme të shtetit serb ndërsa nuk kurseu gjuhën e ashpër ndaj Albin Kurtit.

“Ata thonë: duhet të vendosësh sanksione. Faleminderit shumë që u përzie në punët tona të brendshme në një mënyrë kaq brutale”, ka thënë ai në konferencën vjetore të mbajtur mbrëmjen e djeshme.

- Advertisement -

“Ju thoni, duhet ta njihni Kosovën e pavarur ose të negocioni edhe pse ne negociojmë seriozisht gjatë gjithë kohës gjë që duhej të ishte raportuar nga Lajçaku dhe Borelli ndryshe nga të mbrojturit e tyre.

Nga adoleshenti i tyre të cilin e kanë lindur dhe e mbrojnë edhe sot, ndërsa ai sillet si një djalosh arrogant që mendon se mund t’i godasë të gjithëve me shuplakë”, tha Vuçiç, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Reagimi i tij erdhi pas një shkrimi të publikuar nga gazeta gjermane “Zeit”, që mbante titullin “Ashpërsia ndaj Serbisë është vonuar.”

“(Kjo politikë e BE) mund të përmblidhet në disa fjali si më poshtë: Serbia është vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor. Pa Serbinë nuk ka stabilitet në rajon…” , shkruhet mes tjerash në këtë artikull.

- Advertisement -

Të fundit

Katër pacientë ikin nga Enti Special i Shtimes, “u harruan” nga familjarët (VIDEO)

Brenda dy ditëve katër pacientë rezidencialë, tre nga ta burra dhe një grua ikën nga Qendra Integruese Rehabilituese e...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -