14.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Arsyetohet Dodik: Sërpska s’e njeh Kosovën, ambasadori i Bosnjës votoi në KE jashtë procedurave

- Advertisement -

Presidenti i Republikës Sërpska Milorad Dodik deklaroi se votimi i ambasadorit të Bosnjës në Këshillin e Evropës, ku u pranua aplikimi i Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë është siç tha ai “dëshmi e shkeljes së vazhdueshme të Marrëveshjes së Dejtonit dhe Kushtetutës së Bosnjës dhe Hercegovinës”.

- Advertisement -

“Nëse qëndrimi është i qartë se Kosova nuk njihet, atëherë të gjithë duhet ta trajtojnë kështu. Në Bosnjë dhe Hercegovinë për politikën e jashtme vendos Presidenca, kështu që ai vendim kërkonte edhe pëlqimin e të tjerëve. Ata nuk e respektojnë vetë dhe presin që të tjerët t’i respektojnë”, raporton RTRS.

Ai shtoi se ambasadori i Bosnjës ka votuar pa procedurën dhe pëlqimin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, në kundërshtim me procedurat e përcaktuara.

- Advertisement -

Komiteti i Ministrave të hënën ka miratuar me dy të tretat e votave aplikimin e Kosovës në KE.

Bosnja, Greqia, Moldavia, Sllovakia dhe Ukraina ishin vendet që abstenuan në votimin e djeshëm në këtë organizatë evropiane, ndërsa, Armenia nuk votoi fare.

Vendet të cilat votuan pro pranimit të aplikimit të Kosovës në KE: Shqipëria, Andorra, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Findlanda, Franca, Gjermania, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Monako, Mali i Zi, Holanda. Maqedonia, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Turqia, Mbretëria e Bashkuar.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -