fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Arsenali e vë flamurin e Kosovës në një nga dizajnet e reja të stadiumit (FOTO)

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Klubi i Arsenalit ka zbuluar modelet e reja që do të zbukurojnë stadiumin Emirates në Londrën veriore. Tetë dizajne të reja do të zbukurojnë pjesën e jashtme të shtëpisë së klubit.

Megjithatë, ajo që bie në sy më së shumti, është flamuri i Kosovës, i cili është vënë në një nga dizajnet, ku shkruan “Kosovo Arsenal”, ndërkohë që në mes të këtyre dy emrave është harta e Kosovës me gjashtë yje.

Vendi ku është vënë edhe flamuri i Kosovës me siguri se do të jetë një dizajn shumë popullor, pasi përmban mbi 150 flamuj dhe banderola nga grupet e mbështetësve nga e gjithë bota.

- Advertisement -

Veprat e artit shfaqin gjithsej 187 pankarta dhe ato janë fotografuar individualisht për të krijuar një efekt të “flamurit të ndezur”, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.

Projekti filloi në prill të vitit të kaluar dhe përfshinte një gamë të gjerë mbështetësish të Arsenalit që morën pjesë në seminare së bashku me artistin fitues Reuben Dangoor dhe dizajnerin grafik David Rudnick.

Së bashku, ata kanë krijuar tetë vepra arti që klubi shpreson se do të ndriçojë trashëgiminë e tij, kulturën e tij dhe komunitetin që përfaqëson tani në 2023.

- Advertisement -

- Advertisement -

Të fundit

Çfarë do të thotë “magnituda” dhe “intensiteti” i tërmetit?

Madhësia dhe intensiteti i një tërmeti janë dy koncepte që shpesh ngatërrohen. Magnituda e tërmetit përcaktohet nga vlera e...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -