9C
Pristina
5 Mars, 2021 - 01:18

Arrstohet kosovari se postoi në “Merr Jep” – “Shes votën”

Policia e Kosovës dje ka arrstuar një person në qytetin e Obilqit.

Ai në platformën “Merr Jep” kishte postuar një shkrim me përmbajtjen “Shes votën”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Obiliq 12.02.2021-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale facebook në platformën (merr jep) ka postuar një shkrim me përmbajtjen -shes vota. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika