-6.1 C
Pristina
16 Janar, 2021 - 22:14

Arrihet koalicioni në mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

- Advertisement -

Sot gjatë orëve të mëngjesit ka ndodhur një takim larg vëmendjes së publikut në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, thonë burimet e gazetës sonë.

Të njëjtat burime i kanë thënë “Bota sot” se Kurti dhe Osmani janë pajtuar që të arrijnë marrëveshje e të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në janar, eventualisht në fillim të muajit shkurt.

Albin Kurti i ka premtuar Vjosa Osmanit se do t’ia rezervojë vendet e mjaftueshme në listën e Vetëvendosjes, e kjo tash varet nga personat që do të do t’i ketë afër vetës Vjosa Osmani.

Gjithashtu, burimet e gazetes sone konfirmojnë se Vjosa Osmani do ta ketë numrin dy në listën zgjedhore të VV-së.

Të fundit

Të tjera nga rubrika