15.2 C
Pristina
Friday, September 29, 2023

Arrestohet në Leposaviq ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, ishte në kërkim për dy vite

- Advertisement -

Është arrestuar një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb sot në Leposaviq.

- Advertisement -

Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

I arrestuari është G.S. të cilin policia e kërkon që nga viti 2021, për “shpërdorim të pozitës zyrtare”, pra marrje ryshfeti.

- Advertisement -

“Akuza ndaj tij për pranim të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare është ngritur në vitin 2020, por policia me urdhër të Gjykatës në Mitrovicë e ka kërkuar që nga viti 2021”, tha Elshani për Insajderin.

Pas arrestimit, ai është dërguar në stacionin policor në Mitrovicën Jugore.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -