13.6 C
Pristina
E premte, 9 Qershor, 2023

Arrestohet babai i 14-vjeçarit që vrau 9 persona, policia: E kishte stërvitur në një poligon qitjeje

- Advertisement -

Të rekomanduara

Një ngjarje tragjike u regjistrua në Serbi, ku 8 nxënës dhe një rojë sigurie u vranë nga të shtënat me armë zjarri nga një 14-vjeçar në Shkollën Fillore “Vlladisllav Ribnikar” në kryeqytet, Beograd.

Policia serbe ka arrestuar babanë e djalit, i cili kishte në zotërim armën me të cilën u krye masakra. Ai pretendon se ka pasur leje ligjore për armën.

- Advertisement -

“Ai pretendon se ishin mbyllur në kasafortë me një kod, por padyshim që fëmija kishte kodin e asaj kasaforte, përveç dy pistoletave, iu gjetën edhe tre karikatorë plot me plumba. Jozyrtarisht, mësohet se së bashku me të atin ai ka shkuar në poligone për ushtrimin e qitjes”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Ai shtoi se studenti e kishte planifikuar këtë krim për një muaji, dhe se kishte një listë të fëmijëve që planifikonte t’i vriste. Ai tha gjithashtu se arma e përdorur në krim është marrë nga banesa nga babai i studentit të dyshuar.

- Advertisement -
- Advertisement -

Të fundit

Kosova, “viktimë” e Perëndimit për ta shkëputur Serbinë nga Rusia e Kina

Hezitimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për ta goditur Serbinë pas tensioneve të fundit në...

Më shumë