fbpx
-1.3 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI/ Rama gënjen live, tenton të mashtrojë për takimet me McGonigal

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Nën panikun e hetimit amerikan dhe dosjes së FBI-së për të, si një i pandehur që kërkon të shfajësohet, Edi Rama është kapur në gënjeshtër mbrëmjen e sotme.

Duke folur për gazetarët nga selia e PS, Edi Rama ka tentuar të mashtrojë për takimet që ka pasur me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal. Ai ka tentuar ti paraqesë këto takime si të rastësishme dhe duke ngatërruar takimet e shumta dhe faktet, Rama ka gënjyer sot.

- Advertisement -

‘E kam takuar në zyrën më të rëndësishme të FBI-së në SHBA, atë të Nju Jorkut, dhe më ka prezantuar edhe kolegë të tjerë së, ku edhe më ka dhënë edhe ato dhurata, kapele e medalje, që në big brotherin politik u shfaqën si aparatura përgjimi’, u shpreh Rama për median mbrëmjen e sotme.

Mund ta dëgjoni tek video pas minutës së 2.36 sekonda.

Por në fakt e vërteta qëndron ndryshe nga kjo që thotë Rama. Në dosjen e FBI-së, që është bërë publike në Nju Jork dhe botuar një ditë më parë në SYRI.net, thuhet se Edi Ramës dhuratat i janë dhënë në Shqipëri në datën 9 shtator 2017, ku McGonigal i ka ofruar dhuratat Edi Ramës në zyrën e këtij të fundit.

‘Më 9 shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal është takuar me Personin B dhe Kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi Kryeministrit të Shqipërisë që të ishte i kujdesshëm për dhënien e licencave për shpimin e vendburimeve të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse. Personi A dhe Personi B kishin të dy interes financiar në vendimet e Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licencave të shpimit në fusha naftëmbajtëse. I pandehuri McGonigal i ka ofruar Kryeministrit të Shqipërisë pajisje, dhurata të FBI-së në prani të Personit B’, shkruhet në dosjen prej 16 faqesh që është publikuar nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

- Advertisement -

Të fundit

HeIIbanianz, shqiptarët që po ‘tmerrojnë’ britanikët: S’ka poIicë që i ndalon

Gangsterët shqiptarë të veshur me Balaclava që përdorin automatikë kanë pushtuar rrugët e Londrës, duke shkaktuar britanikët. Një artikull i...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -