13.4 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Armend Muja e zbulon pse duan ta vrasin kryeministrin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka folur rreth raportimeve për atentatin e dyshuar për vrasjen e kryeministrit, Albin Kurti gjatë vitit të kaluar.

- Advertisement -

Në Tëvë 1, ai vlerësoi se planifikimi për një atentat ndaj Kurti erdhi për shkak se me ardhjen e tij në pushtet “ka cenuar plane ogurzi për Kosovën”.

“Këto informacione gjatë gjithë kohës ne marrë parasysh edhe ndryshimet e mëdha që kanë ndodhë edhe në Kosovë por edhe kundërshtarët politikë edhe nga jashtë që i kemi potencialisht edhe strukturat e tyre informale që ekzistojnë në Kosovë ekziston një dro sepse ardhja e Kurtit ka cenu plane ogurzi për Kosovën dhe natyrisht se humbjet e njerëzve janë të mëdha”, tha ai.

Sipas tij, këto veprime janë ndërmarrë nga Serbia për shkak se kryeministri Kurti ka për mision që “ta kthejë në binarë Kosovën”.

- Advertisement -

“Ajo çka unë e di që Kurti është i drejtuar nga misioni për ta kthyer Kosovën në binarë në terezi dhe nuk e ndalojnë këto kërcënime, përpjekje që bëhen nga kushdo qoftë por besoj që këto rreziku potencial dhe që ka humbur më së shumti me ardhjen e Kurtit është Serbia por e partnerët e saj… Në fakt i keni parë edhe ju si duhet me pa faktikisht Kurti i ka prishë punë më së shumti Serbisë”, tha ai.

Po ashtu, Muja thotë se Serbia po zhvillon një luftë hibride ndaj Kosovës, duke marrë shembullin e agresionit rus në krye me presidentin, Vladimir Putin ndaj Ukrainës.

“Unë besoj se Serbia zhvillon një Iuftë hibride ndaj Kosovës pak a shumë nuk e di nëse i keni përcjellë ngjarjet në Rusi janë metoda që vijnë nga menuja e Putinit. Mënyra sesi iu ka qasë Ukrainës fillimisht ka dashtë me siguru një qeverisje lokale ndaj Putitnit dhe sa herë iu ka cenu kjo i ka eIeminu ato, pastaj në momentin kur s’ka mund me këto forca demokratike ose praktika demokratike ka ardhë në shprehje e ashtuquajtura rezistenca civile bIIokadat e Krimesë dhe Donbasit, kur e panë që ska sukses shkun në eskalimin në Iuftën e armatosur”, shtoi ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -