12.3 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Armatosja e Kosovës me dronët Bajraktar dhe raketat Javelin, Naim Miftari ‘godet’ ish-pushtetarët: Dashnoreve iu blenin vila në Turqi e Dubai

- Advertisement -

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-t, Naim Miftari, ka folur për armatimin e Kosovës që ndodhën gjatë vitit 2023.

- Advertisement -

ADVERTISING

Së pari Kosova është armatosur me dronë Bajraktar nga Turqia, kurse së fundi pritet të armatoset edhe me raketa amerikane Javelin.

- Advertisement -

Miftari thotë se ish-pushtetarët bënin plane për ndarje të Kosovës dhe jo për armatimin e ushtrisë dhe forcimin e saj.

“Hashimi, Ramushi, Kadria, Isa, Behgjeti dhe të tjerët bënin plane për ndarjen e Kosovës, dhe kështu tentonin të shpëtonin veten e tyre, pastaj e formuan edhe Gjykatën Speciale dhe për pushtet ia falën mijëra hektarë tokë Serbisë”, thotë Miftari.

Ai tregon tutje se po të njëjtit blenin toka me nga 50 cent arin dhe e shitnin pastaj 10 mijë euro të njëjtën tokë.

- Advertisement -

“Këta bënin tregti me armë, naftë, drogë, kontrabanda të ndryshme me materiale dhe ato ushqimore, me teknikë të bardhë së bashku me Radoiçiqin e Veselinoviqin”, thotë tutje ai.

Miftari pastaj shton se këta blenin vetura të shtrenjta, e vila në Marigonë.

“Pastaj edhe dashnoreve iu blenin vila në Antali e Dubai, prandaj nuk kanë pasur kohë me u marrë me shtrirjen e sovranitetit dhe ligjit në veriun e Kosovës dhe për të blerë armë ushtarake për ushtrinë e Kosovës”, thotë Miftari.

Miftari kërkon nga Qeveria që të ndalojnë pagat e veteranëve të rrejshëm dhe të armatosë ushtrinë e Kosovës.

“Ndaloni urgjent pagat e veteranëve të rrejshëm dhe me ato qindra miliona që u jepen mashtrusve, armatoseni ushtrinë e Kosovës me Tanke, Helikopterë, Autoblinda, Artileri, mbrojtje kundër ajore, mjete anti blindë, mina….”, përfundon Naim Miftari.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -