8.5 C
Pristina
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Arianit Koci reagon ndaj Hoxhës – përmend një problem që mund të shfaqet pas kësaj ndodhie!

- Advertisement -

Deklarata e Hoxhë Mazllam Mazllamit dhe ndodhit e fundit që lidhen më të, janë një nga temat më të përfolura këto ditë.

E në lidhje me këtë ka reaguar avokati Arianit Koci.

- Advertisement -

Ai u shpreh se Hoxhën e mbron liria e shprehjes dhe mendimit, përcjell “Bota sot”.

Mirëpo avokati përmend problemin që dikush mund të frymëzohet nga hoxha, pasi ka përkrahës.

- Advertisement -

“AKI – ja dhe Policia e Kosovës duhet të fillojnë me analiza serioze se çka po ndodh te ne”, shtoi ndër të tjera Koci.

Postimi i plotë

1.

- Advertisement -

Hoxhën Mazllam Mazllami e mbron liria e shprehjes dhe mendimit.

Le të mendon çka të dojë.

Madje, une besoj që është më i mirë me u shprehë personat e tillë.

E kuptojmë me kë kemi punë.

2.

Problemin e kam diku tjetër.

Mazllami si prijës fetar ka përkrahës. Ka xhemat. E disa prej tyre, kryesisht analfabetët dhe primitivët, të frymëzuar prej tij, potencialisht mund t’a kalojnë kufirin e lirisë së shprehjes dhe mendimit.

Në atë rast, mund të ketë përgjegjësi edhe hoxha.

Si frymëzues.

3.

AKI – ja dhe Policia e Kosovës duhet të fillojnë me analiza serioze se çka po ndodh te ne.

Njëjtë si në kohën e shkuarjes në Siri, të disa të indoktrinuarve kosovarë nga agjenturat e huaja.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -