10.1 C
Pristina
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Ariana Musliu-Shoshi: Mora një sulm personal nga Besnik Bislimi

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka akuzuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për “sulm personal” me akuza të ulëta në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ndërsa ka thënë se nuk është e vërtetë që deputetëve iu shpalosën dokumente konfidenciale.

- Advertisement -

Mbledhja, e cila nisi të enjten nga ora 9:00 dhe ku zëvendëskryeministri po raportonte për dialogun, përfundoi pas vetëm një ore. Musliu-Shoshi ka thënë se Bislimi e lëshoi mbledhjen pasi disa pyetjeve që ajo i bëri.

Deputetja e PDK-së ka thënë se Bislimi lëshoi akuza të “nivelit profesor-student”.

- Advertisement -

“Mora një sulm personal, i cili nuk është aspak për t’u vlerësuar. Por, nëse zëvendëskryeministri e vlerëson atëherë ato sulme personale mund edhe t’i bëj publike, pasi vlerësoj se jam faqebardhë në çdo aspekt. Ishin akuza të nivelit profesor-student gjoja se jam kapur në plagjiaturë në kohën sa kam qenë studente në AUK, por kjo nuk qëndron pasi kam qenë studente me A-ja dhe kam qenë bursiste”.

“Këto të dhëna janë lehtë të qasshme dhe më vjen keq për nivelin akademik dhe atë që përfaqëson Bislimi, kemi ardhur në pikën ku në vend se të raportojë për atë çka po ndodh dhe rrugën që po ndjek në dialog, shteti jonë në kohën kur nuk e kemi asnjë aleat të vetëm, lëshohet në një nivel kaq të ulët me mua dhe deputetët e tjerë”, ka thënë ajo para gazetarëve pas mbledhjes”.

Musliu-Shoshi ka thënë se pushteti ka dashur “të bëjë drama” kur ka vendosur ta mbyllë mbledhjen për mediat, pasi siç thotë ajo, nuk i është dhënë asgjë konfidenciale.

- Advertisement -

“Jemi gjithmonë transparent sepse e vlerësoj që dialogu ka njëfarë mase të konfidencialtetit, por disa gjëra kryesore duhet të dihen nga ju si media. Megjithatë, nuk pat as edhe një informatë të vetme e cila konsiderohet konfidenciale. Krejt ajo çka provon pushteti të bëjë është të ngre drama kinse po diskutohet diçka konfidenciale. Nuk pat asgjë më shumë se ajo çfarë keni parë dhe dëgjuar nga Bislimi. Ajo çfarë kërkova ishte të na tregojë nëse SHBA-ja dhe BE-ja nuk janë partnerë me të cilët bashkëpunojmë, nëse Borrelli e Lajçaku nuk janë kredibilë në përfaqësim, atëherë në çfarë rruge po shkojmë, kush janë partnerët tanë me të cilët duhet të ecim përpara? Pse çështjet e brendshme të Kosovës të shndërrohen në instrumente për t’u diskutuar në organizata ndërkombëtare, siç ishte ajo në Këshillin e Sigurimit. Çka po mungon në këtë linjë të komunikimit me ndërkombëtarët?”, ka thënë deputetja e PDK-së.

Musliu-Shoshi ka thënë se pretendimet e saj mund të vërtetohen me procesverbalin e mbledhjes së Komisionit./EO/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -