9.4 C
Pristina
E hënë, 4 Nëntor, 2024

Ardian Gola – Ramës: Kanuni e dënon rëndë edhe premjen n’besë

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot nga Shkupi ka folur për mos konfirmimin e takimit nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

- Advertisement -

Rama ka thënë se mbase Kurti s’ka harruar që në bazë të kanunit nuk i mbyllet dera as armikut.

Për këtë deklaratë të Ramës ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola. Ai ka thënë se është e vërtetë që Kanuni kërkon t’i hapet dera edhe hasmit, por Gola shton se kanuni e dënon rëndë edhe “premjen n’besë”.

- Advertisement -

“Eshte e vertete qe Kanuni kerkon t’i hapet dera edhe hasmit nese t’vjen n’shpi. Vec Kanuni e denon rend premjen n’bese. Me siguri Rama ka ndonje interpretim te vecante realpolitik te Kanunit”, ka shkruar Gola.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -