15.7 C
Pristina
Wednesday, September 28, 2022
- Advertisement -

Arbërie Nagavci befason keq Rrahman Jasharin: Këto janë 11 komunat ku po mbahet mësimi

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka folur për grevat në shkollat në Kosovë.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se në 11 komuna të Kosovës po mbahet mësimi.

- Advertisement -

“Komunat ku po mbahet mësimi janë:Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Vushtrri, Pejë, Deçan,Gjilan, Kamenicë,Gjakovë, Ferizaj, Shtime”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Vizituam dje disa nga shkollat në të cilat ka filluar të mbahet procesi mësimor.
Me kryeministrin ishim në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, në Prishtinë ku procesi mësimor është duke u zhvilluar normalisht.
Po ashtu, kam vizituar shkollën “Faik Konica” në kryeqytet ku disa mësimdhënës janë duke mbajtur mësimin.
Zëvëndësministri, Dukagjin Pupovci ka vizituar Qendrën burimore “Përparimi” në të cilën gjithashtu ka nisur procesi mësimor.
Komunat ku po mbahet mësimi janë:Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Vushtrri, Pejë, Deçan,Gjilan, Kamenicë,Gjakovë, Ferizaj, Shtime.
Ndonëse shumica e mësimdhënësve janë në grevë, kemi edhe mësimdhënës të cilët janë bashkë me nxënësit duke e kryer detyrën e tyre.
Ashtu siç kemi edhe prindër të cilët po i dërgojnë fëmijët në shkollë ndonëse mësimdhënësit nuk po mbajnë mësim.
Si ministre e Arsimit edhe njëherë ftoj të gjithë mësimdhënësit që të kthehen në shkolla pranë nxënësve të tyre e të fillojnë mësimin.

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -