6.3 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Arben Zhjeqit dëshmitar në barin ku ndodheshin lojtarët, tregon se a pinë alkool treshja e përjashtuar nga Kombëtarja

- Advertisement -

Federata e Futbollit të Kosovës ka përjashtuar tre lojtar nga kombëtarja. Sipas FFK-së ata kishin thyer rregullat që i kishte caktuar përzgjedhësi Foda dhe stafi i kombëtares.

- Advertisement -

Arsyeja e përjashtimit të Edon Zhegrovës, Arjanet Muriq, Florent Muslijës nga kombëtarja ishte raportuar se është qëndrimi i vonë në klube të natës.

- Advertisement -

Lidhur me këtë ka folur ish-futbollisti i njohur kosovar, deri para një kohë zyrtar në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ai ka rastisur të ishte prezent në bar-restorantin, sipas tij futbollistët nuk kanë konsumuar alkool atë ditë.

“Ata kanë hanger darkë aty. Unë i kam taku nga ora 10 e natës, nuk kanë nejt deri në mbyllje të lokalit. Nuk kanë pi alkool, kjo është një rrenë e madhe. Me thanë kanë pi raki është akuzë e rëndë me ka në vend të tyre do i kisha paditur”, tha ai në T7.

- Advertisement -

Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -