3.3 C
Pristina
25 Janar, 2021 - 12:27

Arban Abrashi thyen rëndë ligjin, del në fushatë me COVID – a do të dënohet me 500 euro?

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka bërë një shkelje tërëndë ligjore. Pas nëntë ditëve që ka njoftuar se është i infektuar me virusin Covid-19, Abrashi ka dalë në fushatë për zgjedhjet lokale në Podujevë.

Sipas rregullave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, secili nga të infektuarit duhet të qëndrojë në izolim dy javë (14 ditë).


Abrashi ka lajmëruar në Facebook se është infektuar me këtë virus më datën 18 nëntor.

Në këtë mënyrë përveç që ka thyer çdo rregull të vendosur nga Qeveria në të cilën bënë pjesë Abrashi ka rrezikuar shëndetin publik. Ai do të duhej të mabronte periudhën e izolimit më 1 dhjetor.

Ndërkohë sipas Ligjit pë Pandeminë ai mund të dënohet me 500 euro gjobë.


Ndërkohë kandidati i LDk për kryetar të Podujevës në Kanal10 ka thënë se ai është shëruar.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

error: Përmbajtja mbrohet !!