17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Ankthi i rusëve i fshehur në pyll, i gatshëm për suIm, tanku gjerman ‘Howitzeri’ arrin në Ukrainë

I fshehur në pyjet e Ukrainës lindore, gati për të suImuar: BILD ishte në gjendje për të filmuar për herë të parë një tank gjerman vetëlëvizës Panzerhaubitze 2000 që arriti në Ukrainë nga Gjermania javën e kaluar.

Rusia është në ndjekje të armëve moderne nga Perëndimi, për të cilat Ukraina beson se do ta kthejë në favor të saj rrjedhjen e luftës. BILD u takua me ushtrinë ukrainase afër frontit të hënën. Të gjithë celularët duhet të jenë të shkyqur. Frika për t’u lokalizuar është e madhe.

Ajo kalon nëpërmjet rrugëve me baltë dhe një fushë më tutje në këmbë. Vështirë e vërejtshme për shkak të mbulimit me gjethe: tanku gjerman Howitzer! E shkruar në të me ngjyrat kombëtare të Ukrainës: “Mirë se erdhët në Ukrainë, k***a!

Ruslan, 26-vjeçar, është një nga ushtarët e trajnuar në Gjermani përgjatë javëve të fundit- dhe tani është duke qëlluar në drejtim të pozicioneve ruse. “Ne menduam se do ta mësojmë përdorimin për 10 ditë, por u nevojitën 36 ditë për ta kuptuar tankun Howitzer”. Është sjellur për përdorim vetëm pak ditë më parë. Sapo që qëllojnë me të, ushtarët duhet të ndërrojnë pozicionet e tyre në mënyrë që rusët të mos lokalizojnë dhe shkatërrojnë howitzerin vetëlëvizës.

“Ne jemi shumë mirënjohës ndaj kancelarit gjerman dhe popullit gjerman për dërgimin e tankeve. Armët janë shumë të sofistikuara dhe një Panzerhaubtize është po aq i mirë sa tre sisteme të vjetra sovjetike që kemi qenë duke i përdorur. Rusët janë superiorë në artilerinë luftarake dhe me armët e tyre, por ne shpresojmë që kjo do të ndryshohet me dërgimin e armëve të tjera. Ne kemi nevojë për më shumë”, tha Ruslan.

Situata në Ukrainën lindore është jashtëzakonisht e tensionuar për ushtrinë ukrainase. Së fundmi, ukrainasit u detyruan të dorëzojnë Sieverodonetskun dhe Lysyschansku është gjithashtu në rrezik të rënies. Me armë më të mira, ukrainasit dëshirojnë të shmangin ushtrinë ruse nga kapja e të gjithë Donbasit. Javët e ardhshme mund të jenë vendimtare.

Është hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që pajisjet e ushtrisë gjermane po sulmojnë trupat ruse. Ironikisht, për të mbështetur një vend që ka luftuar kundër Gjermanisë Naziste si pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në vitin 1945.

“Panzerhaubitze 200” është armë e teknologjisë së fundit që mund të lansojë gjashtë goditje në minut me saktësi pinpoint në largësi deri në 40 kilometra. Me kalibrin e saj 155 milimetërsh të NATO-s, tanku futet në arsenalin e armëve të Perëndimit që janë dërguar për herë të parë në shërbim me Ukrainën.

Të fundit
Lajme të lidhura