11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Anita Likmeta, kandidatja e parë shqiptare në parlamentin italian

E lindur në Durrrës por e rritur në Itali, Anita Likmeta, është brezi i dytë i shqiptarëve të diasporës. Ajo ka jetuar e studiuar më së shumti në Itali, dhe ka po aq të ndezur dashurinë për Shqipërinë sa prindërit e saj.

Me një fokus në startup-et e teknologjisë dhe në fushën e modës ajo është përfshirë tërësisht në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit.

- Advertisement -

Likmeta është ambasadore e Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM) dhe programit Connect Albania, për diasporën, duke ftuar kështu shqiptarët e Diasporës të bëhen agjentë zhvillimi të vendit të tyre.

Anita Likmeta, një sipërmarrëse e re e natyralizuar italiane, është kandidatja e parë shqiptare që konkurron për Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 25 shtator.

Likmeta është ndër kandidatet kryesore, në 3 rajone, Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike, e cila është krijuar nga Bruno Tabacci, me mbështetjen e Ministrit të Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio.

- Advertisement -

Kandidatura e Anita Likmetës është një ngjarje historike e paprecedentë për komunitetin shqiptar në Itali, i cili më në fund do të ketë për herë të parë përfaqësimin e tij institucional në Parlamentin italian.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -