16.1 C
Pristina
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Anija ruse ishte shkatërruar vitin e kaluar, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase publikoi pamje të fundosjes së “Saratov”

- Advertisement -

Të rekomanduara

Valery Zaluzhny, Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Ukrainës, njoftoi se një vit më parë trupat që drejton kanë shkatërruar anijen ruse Saratov në portin e qytetit të Berdyansk. Pushtuesit vetëm pak kohë më parë konfirmuan humbjen e anijes.

“Një vit më parë, më 24 mars 2022, Forcat e Armatosura të Ukrainës kryen një sulm me raketa në bazën ruse në portin e pushtuar të Berdyanskut. Anija e madhe, Orsk, Caesar Kunikov, Novocherkassk u dëmtuan ndërsa u shkatërrua anija Saratov”, ka pohuar ai.

- Advertisement -

Komandanti ukrainas theksoi se miti i pathyeshmërisë së flotës ruse u shkatërrua nga sulmet e sakta.

“Miti i pathyeshmërisë së flotës ruse u shkatërrua nga sulmet e sakta të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Kjo dëshmoi edhe një herë një fakt të pamohueshëm: armiku nuk do të njohë paqen në tokën ukrainase, as në tokë e as në det”, pohoi Zaluzhny.

Ndërkohë, rusët konfirmuan humbjen e anijes gjatë operacioneve luftarake vetëm në përvjetorin e shkatërrimit të anijes pranë qytetit të Sevastopolit, që është selia e flotës ruse të Detit të Zi.

Në hapjen e pllakës përkujtimore kushtuar marinarëve të rënë të anijeve zbarkuese, komandanti i bazës detare të Krimesë, Felix Menkov, i emëruar nga Rusia, deklaroi se anija “shkatërruar gjatë operacioneve luftarake”.

- Advertisement -

“Një vit më parë, gjatë operacioneve luftarake, ne humbëm një anije sulmuese amfibe, anijen sulmuese luftarake amfibe Saratov. Ne humbëm gjithashtu ekuipazhet e anijeve Saratov, Novocherkassk dhe Cezar Kunikov”, tha Menkov.

Ky është konfirmimi i parë zyrtar i humbjes së një anijeje gjatë operacioneve luftarake. Më parë, ushtria ruse mohoi humbjet.

Kompania amerikane Maxar Technologies tregoi imazhe satelitore të anijes së madhe të shkatërruar Saratov. Pushtuesit rusë e gjetën anijen e fundosur dhe e dërguan në Krimenë e pushtuar për mirëmbajtje.

- Advertisement -
- Advertisement -

Të fundit

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Shqetësuese shmangia nga përpjekjet për stabilitet

Gjenerali amerikan Daniel Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës kombëtare dhe anëtar i Shefave të Shtabit të përbashkët...

Më shumë