Në seancën e së hënës, ndaj ish krerëve të UÇK-së ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i dytë i ZPS-së, i cili tha se ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), seancë kjo e përcjellur me seanca private dhe pjesë të redaktuara.
I pyetur nga ZPS para se të kaloj në seancë private dëshmitari tha se është bërë anëtar në LDK pasi që e njëjta sipas tij kishte pasur një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës.
“Anëtar i LDK-së jam bëtë se LDK ka pas një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës nga Serbia”, tha ai.
Paraprakisht ai sqaroi se kush ka udhëhequr selitë e LDK-së si dhe për strukturën e LDK-së në qytetin e Malishevës.
Dëshmitari u pyet se çka ndodhi në varrimin që ju përmendet që çoi në bërjen publike të UÇK-së.
“Unë kam qenë prezent. Aty ka marrë pjesë Fatmir Sejdiu, Halit Geci, dhe pas tyre kanë dalë përfaqësuesit e UÇK-së, kanë lexu një tekst dhe i kanë shprehur ngushëllime familjes”
Kur e keni dëgjuar për herë të parë UÇK-në?
Dihet që ka ekzistu Ministria e Mbrojtjes. UÇK si formacion është dalë pak ma vonë. Më 1998. Prej fillimit kam qenë pjesëtar i saj.
Para suImit tek Jasharët, si e keni dëgjuar emrin e UÇK-së?
Po që ju prijshin aksioneve ndaj ushtrisë serbe dhe me komunikatat e tyre që i merrshin përgjegjësitë, thojshin që këto i ka kry UÇK-ja.
Ju në 97-ën e keni parë këtë komunikatë vet?
Jo, vetëm përmes pjesës së informimit. Në do gazeta të shkruara në Prishtinë. Në gazetën Koha Ditore, Bujku, edhe Televizioni Shqiptar. Përmes satelitëve.
Si u bë UÇK publike?
UÇK u bë publike në vitin 1997 në Llaushë me vrasjen e mësuesit Halit Geci. Pas vrasjes së Jasharajve, i madh e i vogël u kyçën në UÇK.
Çka ndodhi në varrimin që ju përmendet që çoi në bërjen publike të UÇK-së?
Unë kam qenë prezent. Aty ka marrë pjesë Fatmir Sejdiu, Halit Geci, dhe pas tyre kanë dalë përfaqësuesit e UÇK-së, kanë lexu një tekst dhe i kanë shprehur ngushëllime familjes.
Të nisim me Mujë Krasniqin, a e mbani mend Mujë Krasniqin të ketë marrë pjesë në këtë ceremoni mortore?
Përgjigje…Nuk dëgjohet mirë…
Nëse e kujtoj ka qenë pa maskë, kta tjerët kanë qenë me maska.
A të kujtohet ose e ke mësuar më vonë se kush ishte personi që nuk ishte maskë?