-6.8 C
Pristina
19 Janar, 2021 - 21:56

Analisti shqiptaro-amerikan: Vjosa Osmani nuk duhet të shkojë në Bruksel, nuk mund të përfaqësojë dialogun Kosovë-Serbi

Njohësi i çështjeve politike, Uk Lushi, njëherësh edhe ish-luftëtar i UÇK’së nga Batalioni ‘Atlantiku’, pas lajmit se u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, do të vizitojë Brukselin më 12 janar (e martë), ka vlerësuar se kjo e fundit nuk mund ta përfaqësojë dialogun Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

Lushi, me anë të ‘Facebook’-ut, ka propozuar pauzimin e dialogut deri në formimin e qeverisë së ardhshme, gjersa e ka vlerësuar vizitën e Osmanit në Bruksel si “sjellje elektorale”.

“U.D. e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, gabon që shkon në Bruksel të takohet me Miroslav Lajčák. Ajo, as si administratore e zyrës presidenciale dhe as si– tash pas shpalljes së zgjedhjeve të reja– ish-Kryekuvendare, nuk mund ta përfaqësojë Kosovën për çështje thelbësore si dialogu Kosovë-Serbi”, thuhet në postimin e tij.

“U.D. e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, gabon që shkon në Bruksel të takohet me Miroslav Lajčák. Ajo, as si administratore e zyrës presidenciale dhe as si– tash pas shpalljes së zgjedhjeve të reja– ish-Kryekuvendare, nuk mund ta përfaqësojë Kosovën për çështje thelbësore si dialogu Kosovë-Serbi”, shton tutje analisti Lushi.

Osmani, përgjatë vizitës së të martës, do të pritet nga Komisioneri për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varhelyi si dhe nga i dërguari për dialog Miroslav Lajçak.

Ende nuk janë bërë me dije arsyet e takimit.

Të fundit

Të tjera nga rubrika