fbpx
0.3 C
Pristina
E shtunë, 28 Janar, 2023

Analisti shqiptar që doli në foto me Sheshelin shpërblehet me 50 mijë euro nga Qeveria e Kosovës

Duhet Lexuar

Nexhat Behluli, drejtuesi i TV Spektri në Luginën e Preshvës, ka përfituar 50 mijë euro nga fondet e qeverisë së Kosovës të ndara më 23 dhjetor 2022.

Se paratë janë ndarë për TV Spektrin e ka konfikmruar vetë Nexhat Behluli.

“Në kuadër të TV Spektri ne veprojmë më disa veprimtari: kabllori, internet, mirëmbajtja e stacioneve bazë të telefonisë mobile, produksioni, xhirimi i filmit… do të thotë në i kemi të ndara”, ka thënë Behluli për Gazetën Insajderi.

- Advertisement -

Ai tutje ka treguar se cili department i TV Spektri ka aplikuar për tH përfituar nga fondet e qeverisë kosovare.

“Në këtë rast reparti i redaksisë së informimit ka apliku në projektin e Qeverisë së Kosovës, dhe ka kontraktu punë, obligim projekt për informimin, krijimin e opinionit publik, etj, etj”.

Ndërsa zbuloi se ku do të shkojnë të hollat e përfituara nga TV Spektri.

“Projekti jonë ka kalu diku në vlerë 50 mijë euro, një pjesë do të shkojnë për pajisje live, një pjesë do të shkoj për përgatitjen e një studio dhë një pjesë është për pagat e punëtorëve”.

- Advertisement -

Kush është Nexhat Behluli?

Ai mbahet mend të kishte shpërndarë një fake news për kryeministrin Albin Kurti.

Bahej fjale për kinse një deklaratë të një analistit serb që “Albini e ka kryt kompjuter”, pre e së cilës atë kishte rënë edhe një deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

- Advertisement -

Ndërkohë analisti kishte thënë: Nuk duan (të jetojnë në mese shumëetnike) se janë të rrezikuar! Serbët në enklavat e vogla jetojnë në zgrip. Sa i përket pajtimit shteti serb i ka bërë të gjitha. Kurse pala shqiptare përherë bën ndonjë provokim. Taksa psh. është provokim dhe një shkelje brutale e tē drejtave të njeriut. Ju nuk mundeni me ble Plazma keksa… Vetë Albin Kurti ka demonstru, ka kallë prodhimet serbe. Albin Kurti është negociatori më i rrezikshëm i mundshëm shqiptar, ai nuk është kriminel lufte, nuk është kriminel, flet ambël, flet perfekt anglishten, njohës kompjuterësh, me grue norvegjeze, brez plotësisht i ri i politikanëve shqiptarë, është dinak dhe di të të flasë atë që veshët e Perëndimit kanë dëshirë ta dëgjojnë. Tashti situata jonë me negociatat objektivisht vështirësohet me Albin Kurtin. Albin Kurti ka ardhë në pushtet me dy parulla: Një me luftën kundër korrupsionit dhe me urrejtjën ndaj Serbisë dhe është e natyrshme që Presidenti ynë të bëhet nervoz kur takohet me njeriun i cili gjysmën e premtimeve zgjedhore e ka urrejtjën ndaj serbëve.

Përos kësaj, Behluli mbahet mend edhe për fotografinë e tij me Vojisllav Sheshelin, kriminelin e dënuar për krime lufte.

- Advertisement -

Të fundit

Ministri italian i Mbrojtjes: Nëse tanket ruse hyjnë në Kiev, do të nis Iufta e tretë botërore

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto ka folur për situatën në shtetin ukrainas gjatë një takimi me homologun francez,...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -