-1.4C
Pristina
26 Janar, 2021 - 15:43

Analisti serb: Shqiptarët e duan Merkelin sepse kanë nevojë për Gjermaninë më shumë sesa për SHBA-në

Kancelarja gjermane Angela Merkel rrëzoi nga froni Joe Bidenin, Bill Clintonin, Madeleine Albrightin dhe zyrtarë të tjerë të SHBA-së të cilët konsideroheshin udhëheqësit e preferuar të shqiptarëve të Kosovës.

Analisti politik serb, Dragomir Andjelkoviq e sheh këtë si nevojë të shqiptarëve më shumë për Gjermaninë tani.

Sipas një studimi të kryer nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbi preferencat e qytetarëve të Kosovës për liderët botërorë, Merkel doli bindshëm e para krahas kandidatëve të tjerë, me 66% . Menjëherë pas saj është presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan me 14%, ndërsa amerikanët fituan vetëm nëntë përqind të votave.

“Shqiptarët kanë qenë gjithmonë pragmatikë dhe janë përpjekur gjithmonë të ndjekin interesat e tyre duke u mbështetur në një forcë që ata mendojnë se është dominuese në rajon. Ata e kuptojnë se Gjermania do të ketë fjalën kryesore në Ballkan kur bëhet fjalë për Perëndimin. Fitorja e Bidenit në SHBA nuk do të thotë kthim i Amerikës në Ballkan, por dhënie e dritës jeshile nga Washingtoni Berlinit që të jetë një faktor që do të përpiqet të imponojë atë që dëshiron Perëndimi”, i tha Andjelkoviq Sputnikut.

Ai vëren se pikëpyetja e madhe është nëse rezultati i hulumtimit është me të vërtetë një reflektim i publikut shqiptar apo i elitës shqiptare që ai dyshon se mund të qëndrojë prapa një studimi të tillë.

“Kërkimet kanë qenë gjithmonë të manipuluara dhe nuk do të thotë domosdoshmërisht se janë të sakta. Ka më shumë të ngjarë që ky është qëndrimi i elitës politike shqiptare të cilët e kuptojnë se kanë nevojë për Gjermaninë, kështu që ata po përpiqen të krijojnë iluzionin në Berlin se Gjermania është tepër e popullarizuar në Kosovë. Shqiptarët mund të mos jenë aq të pjekur sa të kuptojnë se është në interesin e tyre të tregojnë këtë lloj besnikërie ndaj Berlinit dhe ndoshta në mesin e vetë qytetarëve të Amerikës, Biden është akoma më i popullarizuar, tha analisti serb.

Andjelkoviq kujton se Biden vazhdimisht theksoi bashkëpunimin me Berlinin dhe dëshirën për bashkëpunimin Euro-Atlantik, kështu që mund të pritet që ai do ta lë Berlinin në detyrë kur bëhet fjalë për Kosovën, si dhe se do të jetë plotësisht anën e Gjermanisë.

“Trump kishte një konflikt me Berlinin dhe ndryshe nga ai, Biden nuk do ta ketë atë as në aspektin e BE-së dhe as në kuptimin e politikës në Ballkan. Prandaj, është e qartë se gjermanët do të luajnë një rol kryesor në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës” përfundoi Andjelkoviq.

Të fundit

Të tjera nga rubrika