0.8C
Pristina
8 Mars, 2021 - 00:17

Analisti: Secila parti që refuzon bashkëpunimin me VV-në do ta ketë fatin e LDK-së

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, duke folur për rezultatet e EXIT POLL-it të PIPOS të shpalosur në Klan Kosova dhe rezultatet e deritanishme që ka nxjerrë KQZ-ja, ka thënë se Vetëvendosja ka arritur rezultat spektakular.

Nuk është hera e parë që Vetëvendosja fiton në Kosovë.

Kjo është hera e tretë me radhë që Vetëvendosje i fiton zgjedhjet.

Kjo rritje është shkaktuar nga fakti që Vetëvendosje nuk është lënë të qeverisë nga partitë e tjera të cilat kanë pasë hapësirë për të bashkëpunuar në një mënyrë të caktuar për të mos e lënë Vetëvendosjen që të udhëheqë me qeverinë”.

Ai, në Specialen e Klan Kosovës, ka thënë se nuk e përjashton asnjë koalicion të mundshëm duke shtuar se secila që e refuzon bashkëpunimin me Vetëvendosjen si fituese do të përfundojë si LDK-ja.

Tashmë e kemi një situatë krejt të qartë kur asnjë parti politike nuk mund ta kontestojë Vetëvendosjen.

Unë nuk do ta përjashtoj asnjë bashkëpunim, sepse secila parti politike e cila do ta refuzojë bashkëpunimin me Vetëvendosjen dhe do t’i rrezikojë institucionet e Kosovës do ta pësojë fatin e LDK-së”.

Të fundit

Të tjera nga rubrika