16 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Analisti kosovar në përkrahje të kryeministres finlandeze: Ka të drejtë me kallë atmosferën

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin është heroina e Halil Matoshit.

Kështu e ka quajtur analisti 36-vjeçaren që është vënë në qendër të kritikave pasi iu publikuan disa video duke kërcyer në klube të natës.

- Advertisement -

“My hero! Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin”, ka shkruar Matoshi.

“Në kohë të lirë edhe Kryeministrja ka të drejtë me vallzue. “Me kcy – me e kallë atmosferën”-qysh thojnë kosovarët! epse kjo âsht Liria!”, ka shtuar ai.

Qindra gra po e mbështesin kryeministren Marin duke publikuar video nga kërcimet e tyre.
“Kur kryeministra e jeton jetën e saj me vallezimi dhe qytetarët (deputetët) kanë guxim me i kërku test droge, edhe kjo âsht liri!”, shkroi Matoshi.

- Advertisement -

“Porse këtë edhe në Finlandë e bâjnë disa burra rëndom konservativ e réligjioz!?”, shtoi ai.

Impresive është sipas Matoshit fakti që kryeministrja e Finlandës ka pranuar t’i nënshtrohet tenstit për drogë.

“Të shkretë e kanë jetën vetëm ata që kurrë nuk kanë vallzue, qoftë edhe pa luejt vendi!?”, shkruan Matoshi.

- Advertisement -

“Ata janë mâniako-depressiv dhe t’frikësuem. E frika, ky âsht këshilltari më i keq dhe herdokur, shpie në dhunë!”, shkruan ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -