15.1 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Analisti kosova4 i del në mbrojtje Abazoviqit duke suImuar Gjukanoviqin

Gazmir Raci, i ka dalë në mbrojtje Dritan Abazoviqit pas shkarkimit të tij nga pozita e kryeministrit.

Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, u prezantua nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, për të cilin Raci shkroi se ka qenë bashkëpunëtor i “Kasapit të Ballkanit” Sllobodan Millosheviq.

- Advertisement -

Raci në Twitter ka publikuar një fotografi të Gjukanoviqit, ish-presidentit malazez Momir Bullatoviq, i cili kishte shërbyer edhe si kryeministër i Jugosllavisë në regjimin e Millosheviqit.

“Kujtesë për ju që e doni me zemër Millon. Ky është Milloja me Slloben në mes dhe Momir Bullatoviq. Ndoshta jeni të rinj e nuk i dini disa gjana historike”, ka shkruar ai.

Kur Gjukanoviq u shfaq në skenën politike të Malit të Zi, ai ishte aleat i Millosheviqit gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

- Advertisement -

Megjithatë, në vitin 1996 ai e kishte distancuar veten nga Millosheviqi dhe qeveria federale, duke braktisur vizionin tradicional të përbashkët serb dhe malazez në favor pavarësisë së Malit të Zi.

Abazoviq, pas rrëzimit të qeverisë së Zdravko Krivokapiqit ku ishte nënkryetar, u bë kryeministër me ndihmën e Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviqit në fund të prillit.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -