20.7 C
Pristina
Monday, August 8, 2022

Analisti Çupi: Ilir Meta ka qenë spiun i Sigurimit, dosjen ia pastroi Berisha dhe i premtoi eliminimin e Fatos Nanos

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka komentuar debatin e ditëve të fundit, ku referuar një shkrese që Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë, rezulton se një politikan i lartë, me inicialet I.M, që supozohet të jetë ish-presidenti Ilir Meta, ka qenë spiun i Ish-Sigurimit të Shtetit.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, analisti Çupi shpreh bindjen se Meta ka qenë spiun i Sigurimit, ndërsa gjithashtu bëri me dije se ka indicie të qenësishme se kreu i Partisë së Lirisë ka rënë në përgjigjem si agjent i disa shërbimeve të huaja, që sipas tij, i kanë dhënë edhe shumë leksione se si duhet të veprojë kundër interesave të Shqipërisë.

Po ashtu, ai zbuloi se Metës dosjen e spiunit të Sigurimit ia pastroi ish-kryeministri Sali Berisha dhe në këmbim ai i premtoi eliminimin e ish-kryeministrit Fatos Nanos. Në këto kushte kur skandali ka marra përmasa të mëdhaja, zoti Çupi shkon deri atje kur theskon se çdo dokument zyrtar që mban firmën e Metës duhet anuluar, duke shtura se ka ardhur koha që ish-presidenti, tanimë kryetari i Shtëpisë së Lirisë, të japë llogari për krimet që ka kryer.

Zoti Çupi, Autoriteti i Dosjeve ka vënë në lëvizje Kuvendin e Shqipërisë mbi një politikan të nivelit të lartë me iniciale I.M. që rezulton “bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit”. Si e shikoni, a ka ndonjë lajthitje këtu?

Lajthitja nuk qëndron te e vërteta se IM është Ilir Meta dhe se rezulton si bashkëpunëtor I Sigurimit të Shtetit. Këtë e dëshmoi vetë Iliri me gjuhën e trupit teksa përdridhej ‘ pse merreni tani me këtë gjë”, etj., si dhe me njerëzit e tij që tentojnë ta fshehin pas emrit të babait ‘ Rexhep’. A nuk iu duket e pështirë kjo përdredhje, deri te përdorimi i babait. Përveç kësaj, këtë të vërtetë e vërtetoi Autoriteti, u pranua edhe nga kryetarët e partive. “Lajthitja’, dmth., tmerri është shumë I madh. Me këtë rast shteti shqiptar ka humbur një pjesë të madhe të legjitimitetit. Ilir Meta ka qenë në krye të shtetit, kryeministër, kryetar Kuvendi, President…. Kudo ku ka vënë vulën ai, duhet anuluar. Ka rrënuar shtetin, sepse shteti është drejtuar nga një element i pa ligjshëm. Por ka rrënuar edhe moralin e shtetit, sepse një ‘ spiun’ është i papërputhshëm me moralin tonë e të shtetit. Pa mendoni pastaj se sa i besueshëm është shteti i kryesuar nga Ilir Meta, për aleatët tanë? Një tmerr. S’ia ia bëri krimi këtij të papërgjegjshmi që t’ ia hidhte këtë bombë shtetit dhe kombit?

-Dakord dhe si gjithmonë jeni shterues, po Ilir Meta kishte dalë i pastër nga Komisioni Mezini? Si ka mundësi qe jemi përballë dy fakteve dhe standardeve…

Komisioni Mezini i përket vitit të egër 1997, kur presidenti Sali Berisha asokohe ndërtoi këtë Komision si vegël të tij me qëllim që të godiste kundërshtarët politik. Dhe në fakt i goditi. Le të ishe spiun, nëse Berisha të kishte ‘xhan’, Komisioni të nxirrte të pastër. Ose e kundërta, edhe nëse ishe krejt I pastër sa një bebe, Komisioni të nxirrte “ Spiun’. Krim i madh. Por tani po del qartë se Berisha ia kishte në dorë dosjen Ilir Metës dhe e ka përdorur në favor të tij. Që në vitin 1993 e ka rekrutuar Ilir Metën, përmes SHIKUT të Gazidedes, me qëllim që të eliminonte Fatos Nanon. Dhe ia arriti. E si m und ta nxirrte ‘ Spiun’, Metën, siç ishte e vërteta. Berisha ka funksionuar në krye të shtetit vetëm, duke mbajtur rrotull spiunë dhe duke i shantazhuar ata.

-Çfarë mendoni se mund të ndodhë me këtë proces?

Mendoj se fija e Ilir Metës do të shkojë shumë larg. Kam indicie se ai është një agjent edhe i spiunazheve të huaja në shtete që nuk janë miqësore me vendin tonë. Fakti që ky i hyri fort shkatërrimit të shtetit, luftës kundër Amerikës, krijimit të tensioneve…, të gjitha më tregojnë se ka punuar dhe punon nën urdhërat e agjencive të huaja të spiunazhit.

-Sipas jush, çfarë presin sot Meta dhe Berisha?

Asgjë, përveç murit te hunda. Shtetit i tunden nëpër këmbë, ashtu si edhe Perëndimit, me qëllim që të hapin një ‘dritare’. Deri tani janë çaktivizuar plotësisht, siç ndodh me minat në duar xhenierësh. As vrasin dot më, as hedhin bomba, as kanë në dorë financat e shtetit, as gënjejnë më as budallenjtë. Të dy ndajnë të njëjtin fat: Sa rithemelon njëri, tjetri rithemelon partinë e tij. Sa shpallet njëri ‘i papranueshëm’, në botën e qytetëruar, tjetri dridhet se pret akt më të avancuar nga Perëndimi. Fati i tyre- të ndajnë edhe të njëjtin fshat ‘mafioz’, ku vilat e vjedhura ruhen nga shteti. Edhe Al Capone është ruajtur me vite nga shteti amerikan, në ‘ishullin Capone’ pranë Golden Great Bridge. Por kjo nuk e bëri kurrë ‘faktor’, edhe pse ishte një zinxhir nëpër këmbët e shtetit.

-Pra ju po thoni se askush nuk na i solli, vetë i bëmë…

Besoj se do të ishte analiza më e padrejtë sikur të gërmërisim se ‘cili na i solli?’; ose ‘pse i lejuam?!’. As kombet e tjerë, që kanë hekura ndër këmbë, nuk e kanë gjetur dot. Ilaçi i vetëm për të gjithë është ‘të ecim, edhe me këta ‘nëpër këmbë’. Siç bënë të tjerët, serbët, malazezët, maqedonasit, kroatët…, të gjithë kanë djajtë e tyre. Jemi të dënuar të ecim bashkë me të keqen tonë. Këta këtu u krijuan, që në fillesa, kur nisën krimin: Iliri në moshën 19 vjeç, Saliu në moshën Zero. Kur ishte 20 vjeç Ilir Meta i kishte hyrë aventurës për të bërë keq, ku të vidhte, ku të trafikonte, ku të dërgonte ‘kufoma përtej Dajtit’. Ndërsa Saliu e nisi në moshën Zero. Ai lindi pak pas korrupsionit të tij, bash kur la ‘diktaturën e proletariatit’, dhe tha se ‘tani filloi bota’. Por ne nuk kemi pse qortojmë veten pse janë këta; ne kemi për detyrë vetëm të ecim me ‘hekura ndër këmbë’.

-Po pse u acaruan, u acaruan të dy, edhe pse po flinin?!

Hekurat edhe nxehen!- kjo është eksperienca e njeriut. Por nxehen kur rrihen. Këta kanë marrë vesh se u ka ardhur fundi; në vend që ta presin fundin si ‘trima’, kanë dalë rrugëve. Degradimi i tyre nuk është një dhuratë e mirë as për kombin. Njerëzit e arsyeshëm kanë nisur të ngrenë dilema: ‘Po sikur të mos ishte Amerika që t’i zhyste, çfarë do të na kishin bërë këta?!’. Një përgjigje e shpejtë do të ishte kjo: ‘E çfarë do të na bënin më shumë?!”. As ‘zoti i keq’ nuk kishte mundësi të pakufishme. Por pa Amerikën, me siguri që do të ishim ngatërruar në një luftë ‘me hekurat’, pa ecje përpara. Them se do të kishim harruar të ecnim. Si në përrallën e vjetër të elefantit me zinxhirë hekuri. Jorge Bucay, shkrimtar e psiko-analist me famë, e ka përshkruar elefantin me hekura ndër këmbë, qëkur ishte fëmijë. ‘Pse e lidhin elefantin?’- pyeste fëmija dhe merrte përgjigje… Kur pa që kafsha e madhe ishte lidhur pas një asgjëje, pyeti prapë: ‘Pse nuk arratiset nga hekurat?’. Atëherë gjeti përgjigjen: Elefanti ishte rritur me hekura ndër këmbë dhe ashtu kishte ecur./tema

Të fundit
Lajme të lidhura