7.7 C
Pristina
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Amerika voton: Çfarë do të thotë për Europën një fitore e republikanëve?

Amerikanët do të votojnë sot në zgjedhjet afatmesme që tashmë kanë ndarë vendin.

Por shqetësimet nuk kanë përfshirë vetëm Amerikën por edhe Europën, pasi fitorja e republikanëve dhe në veçanti disa prej kandidatëve më ekstremë të mbështetur nga ish-Presidenti Donald Trump mund të krijojë disa efekte tronditëse të padëshiruara përtej Atlantikut.

- Advertisement -

Por lind pyetja se çfarë ndikimi do të ketë fitorja e republikanëve në mbështetjen e SHBA për Ukrainën kundër luftës së Rusisë, sigurinë europiane dhe lidhjet tregtare transatlantike.

Mes një atmosfere toksike politike dhe me presidentin e fundit të SHBA-së që tregon se dëshiron të kandidojë përsëri në 2024, një Parti Republikane e udhëhequr nga Trump me siguri do të nxiste të djathtën populiste në Europë dhe gjetkë.

“Një fletëvotim për demokracinë amerikane”

- Advertisement -

Ekonomia, dhe veçanërisht inflacioni, ka një peshë të madhe për votuesit, me ndarje të thella edhe për çështje të tilla si të drejtat e abortit, krimi, imigracioni, kontrolli i armëve dhe ndryshimet klimatike.

Zgjedhjet afatmesme në SHBA tradicionalisht u japin presidentëve në detyrë dhe shumicës së Kongresit një “shkundje”. Pavarësisht disa arritjeve të dukshme legjislative, vlerësimet për Biden janë veçanërisht të ulëta.

Kësaj radhe, terrenet konvencionale të betejës po njollosen gjithnjë e më shumë nga dezinformimi dhe teoritë e konspiracionit, i dhunës politike dhe besimi në vetë demokracinë.

- Advertisement -

“Kjo nuk është thjesht një zgjedhje demokratike kundër republikanëve, por është gjithashtu një fletë votimi për kontrollin e partisë republikane, e cila është në një luftë për atë që përfaqëson,” tha profesori Scott Lucas i Universitetit të Birminghamit dhe Kolegjit Universitar në Dublin dhe redaktor i EA Worldview .

“Në fund të fundit kjo është një fletë votimi për demokracinë amerikane,” tha ai për Euronews.

A është në rrezik ndihma e SHBA për Ukrainën?

Deri më sot, pjesa më e madhe e mbështetjes financiare të aleatëve perëndimorë për Ukrainën që kur Rusia nisi luftën e saj në shkurt ka qenë nga Uashingtoni. Vlera totale arrin në 52 miliardë euro, sipas Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore.

Por ekziston frika se mbështetja mund të zbehet – jo vetëm për Ukrainën, por për sigurinë më të gjerë europiane veçanërisht nëse republikanët marrin kontrollin e Kongresit.

Në maj, 57 republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe 11 Senatorë Republikanë votuan kundër një pakete të madhe ndihme për Ukrainën me vlerë 40 miliardë euro. Një sondazh i Reuters/Ipsos në tetor tha se gati tre të katërtat e amerikanëve mendonin se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.

Një Sondazh i Këshillit të Çikagos në gusht tha se 58% e amerikanëve ishin të gatshëm të vazhdonin të mbështesin vendin “për aq kohë sa do të ishte e nevojshme.” Shkencëtari i shkencave politikave, profesor David Schultz tha se kishte frikë se politika e SHBA-së mund të ndryshonte nëse kontrolli i Kongresit zhvendosej djathtas.

“Një Dhomë me republikanë, me shumë mbështetës të Trump mund të ndjekë shembullin e ish-presidentit dhe të jetë më pak mbështetës i ndihmës së SHBA-së për Europën, Lituaninë ose Ukrainën.

Mund të jetë më e vështirë për Presidentin Biden të miratojë para për Ukrainën ose të mbledhë mbështetjen e Kongresit për më tepër nëse lufta përshkallëzohet”, argumentoi ai.

Megjithatë, Max Bergmann, drejtor i Programit të Europës në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, argumenton se ndihma e ardhshme ka të ngjarë të jetë subjekt diskutimesh midis republikanëve dhe demokratëve, raporton abcnews.al.

Tregtia dhe konkurrenca

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Brukselit sigurisht që janë përmirësuar gjatë kohës së Joe Biden në detyrë në krahasim me atë të paraardhësit të tij. Por fjalët e ngrohta dhe uniteti për Ukrainën po bien në kundërshtim me tensionet në vend.

Ka zhgënjim në qarqet e BE-së që presidenti nuk ka bërë as më shumë as më pak nga Donald Trump për tregtinë dhe konkurrencën, dhe se në disa aspekte SHBA-ja ka vazhduar të ndjekë axhendën “America First”.

Legjislacioni për të frenuar inflacionin dhe për të promovuar energjinë e pastër përfshin stimuj për automjetet elektrike të prodhuara në SHBA, duke shkaktuar zemërim në Evropë.

Franca është ankuar për konkurrencë të pandershme dhe tensionet transatlantike janë rritur më tej nga vizita e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Kinë javën e kaluar.

Drita jeshile për të djathtën ekstreme të Europës?

Përtej performancës afatmesme të republikanëve, shumë po presim për konfirmimin nga Donald Trump për një tjetët mandat dhe një përpjekje të përtërirë populiste për të frymëzuar admiruesit e tij në mbarë botën.

Ish presidenti dhe aleatët e tij kanë ruajtur marrëdhëniet me liderët autoritarë dhe simpatizantët jashtë vendit në një përpjekje për të rritur fuqinë e tij.

Askush nuk është më i fortë se Viktor Orban i Hungarisë, i cili në gusht u ftua nga Trump në Nju Xhersi dhe mbajti një konferencë duke u bërë thirrje konservatorëve në SHBA dhe Europë që të marrin pushtetin nga liberalët.

Budapesti ka bërë thirrje hapur për kthimin e Trump në pushtet, në një postim të qeverisë në Twitter. Konservatorët amerikanë ishin me fat që kishin një njeri me “guximin” e Donald Trump për të luftuar “globalistët” dhe “shtetin e thellë”, tha Farage.

Marine Le Pen e Francës, e cila në vitin 2017 përmendi Trumpin dhe Vladimir Putinin si dy dritat e politikës, që atëherë ka ndryshyar disi mendim në lidhje me vlerësimin e saj për ish-presidentin, duke thënë shkurtin e kaluar se ai “nuk përfaqëson më një forcë politike aktive”.

Ajo dënoi kryengritjen e Kapitolit të 6 janarit 2021, duke sugjeruar megjithatë se Trump kishte “nënvlerësuar” ndikimin e fjalëve të tij por nuk e pranoi fitoren e Biden në zgjedhjet presidenciale deri dy muaj pas votimit.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -