5.3 C
Pristina
Sunday, April 21, 2024

Amerika fut në listë të zezë edhe ish kryetarin e komunës nga PDK’ja

- Advertisement -

Xhabir Zharku, ish-kryetari i Kaçanikut nga PDK-‘ja është futur në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh).

- Advertisement -

Në njoftimin e DASh-it thuhet se arsyeja se pse Zharku është futur në listën e zezë për shkak se është i përfshirë në afera korruptive.

Xhabir Zharku nuk ka dashur të komentoj vendimin e DASH’it. Ai është kontaktuara nga Gazeta Insajderi duke thënë se për këtë vendim është njoftuar nga gazetarët. Por, nuk pati koment.

- Advertisement -

“Po për këtë vendim u njoftona nga mediat. Nuk i komenton vendimet e DASH’it. Ata kanë çështjet e tyre”, ka thënë shkurt Zharku për Insajderin.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e zezë ish-kryetarin e komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, për shkak të përfshirjes së tij në akte korruptive.

“Gjatë detyrës së tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Zharku u përfshi në akte korruptive, duke përdorur pozitën e tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit, që në mënyrë të paligjshme të jepte leje për ndërtime në pronat komunale, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha DASH-i.

- Advertisement -

Në listën e sanksioneve janë shtuar edhe disa zyrtarë të tjerë nga Ballkani Perëndimor.

Aty është futur kryetari aktual i Karposhit të Maqedonisë së Veriut, Stevco Jakimovski, dhe ish-prokuroria speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva.

DASH tha se ky vendim riafirmon përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të përforcuar institucionet demokratike në mbarë Ballkanin.

“DASH-i do të vazhdojë të përdorë të gjitha autoritetet që ka për të promovuar llogaridhënie për aktorët e korruptuar në rajon dhe botë”, u tha në njoftim./Insajderi.org/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -