fbpx
-3.6 C
Pristina
E diel, 5 Shkurt, 2023

Amerika e shqetësuar me zgjedhjen e Vulin-it në krye të BIA-s: Bashkëpunimi është thellësisht i ngrirë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Autoritet serbe po marrin sinjale se Uashingtoni zyrtar nuk e sheh favorshëm zgjedhjen e drejtorit të ri të BIA-s, Aleksandar Vulin, ka shkruar media N1 me degë në Beograd.

Siç mëson N1, Beogradi zyrtar ka marrë mesazhe të ngjashme diplomatike disa herë gjer më sot, dhe se sinjali i fundit erdhi nga ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill në takim me kryediplomatin serb, Ivica Daçiq.

Nga burime të mirëbesueshme diplomatike, N1 thotë se Hill i ka thënë Daçiq se bashkëpunimi me BIA-n do të jetë “thellësisht i ngrirë” në periudhën në vijim dhe se në bisedimet mes Uashingtonit dhe Beogradit është konkluduar se “zgjedhjet e personelit” në Agjencinë e Informacionit të Sigurisë (BIA) përbëjnë problem të madh për ShBA.

- Advertisement -

Në anën tjetër, Hill ka thënë se ShBA dëshiron të intensifikojë bashkëpunimin me disa departamente të Qeverisë së Serbisë, përfshirë Ministrinë e Brendshme. Hill i tha Daçiqit se së shpejti do të organizojë vizitë të Ministrit të Policisë, Bratislav Gashiç në Uashington, përcjell Insajderi.

Kujtojmë se Gashiç ishte drejtor i BIA-s deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Serbisë, ndërsa si njeri i parë i agjencisë së inteligjencës e zëvendësoi Aleksandar Vulin, i cili është përkrahës i hapur i politikës ruse.

Gjatë kohës si ministër i Policisë, Vulin pati disa takime me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Nikolai Patrushev, me të cilin ranë dakord të bashkëpunojnë në luftën e përbashkët kundër kryengritjeve popullore, të njohura më mirë si “revolucione me ngjyra”.

Anëtari i opozitës ruse Vladimir Kara-Murza e akuzoi Vulin se e kishte përgjuar atë gjatë kohës që ishte ministër i Policisë dhe se i kishte dorëzuar ato transkripte në Moskë. Vulin mohoi lajmin dhe njoftoi padi kundër Kara-Murza dhe mediave që transmetonin deklaratat e tij./Insajderi

- Advertisement -

Të fundit

Ky është kosovari, që u deklarua publikisht si anti-amerikan

Ditë më parë një qytetar, i paraqitur si “Hamdiu” në një nga emisionet publike, deklaroi se është anti amerikan,...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -