16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Amerika do të mbështesë ushtarakisht Kosovën si vend i rrezikuar nga Rusia

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar se Uashingtoni do të mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa duhet” me një paketë financimi ushtarak prej 2.2 miliardë dollarësh, raporton Reuters.

- Advertisement -

Një zyrtar ka thënë për Reuters se, në këtë paketë do të përfshihen edhe 18 vende të tjera, përfshirë këtu edhe Kosovën që konsiderohen në rrezik të agresionit të ardhshëm rus.

Sipas Reuters, përafërsisht 1 miliard dollarë do t’i ndahen Ukrainës. Pjesa tjetër do të ndahet midis Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Estonisë, Gjeorgjisë, Greqisë, Kosovës, Letonisë, Lituanisë, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

Paratë synojnë të mbrojnë sovranitetin, të modernizojnë forcat e sigurisë, të përmirësojnë partneritetet me aleancën ushtarake transatlantike NATO-n dhe të forcojnë kapacitetin “për të kundërshtuar ndikimin dhe agresionin rus” – thotë zyrtari përmes email-it.

- Advertisement -

Ndihma vjen në formën e granteve dhe huave amerikane që u mundësojnë vendeve të blejnë armë dhe pajisje mbrojtëse të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -