14.8 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Amerika dhe Britania kërkojnë përfundimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë

- Advertisement -

Përfaqësuesi i SHBA-së në mbledhjen e Këshillit të OKB-së, Jeffrey DeLaurentis, ka thënë se misioni i UNMIK-ut në Kosovë ka përfunduar.

- Advertisement -

Kjo thotë DeLaurentis marrë parasysh zhvillimet duhet të rishikojë një mënyrë tjetër të mbikëqyrjes së Kosovës.

“Ky është një momentum pozitiv që është koha që OKB të shikojë një rol tjetër sa i përket mbikëqyrjes së Kosovës dhe se mandati që ka qenë deri më tani nuk është i nevojshëm andaj duke falënderuar angazhimin e deritanishëm të UNMIK-ut ne duhet të pranojmë faktin që misioni ka përfunduar”, tha ai.

- Advertisement -

Më tej, theksoi se shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë të angazhuara për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Falënderojmë përpjekjet e zotit Borell dhe Lajçak, shprehim lëvdata për Kosovën dhe Serbinë për marrjen e hapave përpara për marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Shpresojmë që të shohim më shumë nga kjo frymë e re në takimin e 2 majit, pjesë e rëndësishme do të jenë hapat e ardhshëm për themelimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh ai.

Njëjtë deklaroi edhe përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

- Advertisement -

“Përshëndes përpjekjet e Qeverisë për luftën ndaj korrupsionit, duke thënë se mbështesin rezolutën 1244 por kushtet në terren janë të papranueshme që nga viti 99 dhe koha tregon që nevojitet një rishikim të statusit të UNMIK-ut dhe përshtatjet në terren”, u shpreh ai.

Tutje shtoi se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen për themelimin e Asociacionit dhe krijimin e kushteve të sigurisë për udhëheqësit e rijnë në veri.

Në këtë mbledhje është duke u shqyrtuar raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për Kosovën

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -