12.1 C
Pristina
E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Ambasadori gjerman: Pse Lista Serbe s’e ka dënuar dhunën ndaj gazetarëve

- Advertisement -

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka pyetur se pse Lista Serbe nuk e ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve të premten në Leposaviq nga huliganët.

Rohde në Twitter e ka bërë të qartë se të gjitha palët duhet të bëjnë pjesën e tyre për ta shtensionuar situatën.

- Advertisement -

“Brutaliteti i kësaj skene është tronditës. Ku duhet të përfundojë kjo? Shumë e kanë dënuar këtë akt të papranueshëm dhune, por fatkeqësisht deri më tani nuk shoh asnjë reagim nga përfaqësuesit e Listës Serbe mes tyre. Pse? Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për të shtensionuar situatën”, ka shkruar Rohde, duke komentuar videon teksa huliganët ushtrojnë dhunë ndaj gazetarëve.

Të premten u shënuan tensione të mëdha në Leposaviq. U sulmuan nëntë gazetarë, prej të cilëve disa kanë marrë lëndime trupore. Gjithashtu, huliganët i kanë marrë pajisje të ndryshme ekipeve të mediave.

- Advertisement -

Sulmet ndaj gazetarëve, përveç krerëve shtetërorë, i ka dënuar Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -