fbpx
-0.6 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Ambasadori amerikan në Beograd: Një herë Asociacioni, pastaj pason plani franko-gjerman

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka thënë se fillimisht duhet që të krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe pastaj të procedohet me planin franko-gjerman.

Këto deklarime Hill i ka bërë në muzeun “Nikola Tesla” pas nënshkrimit të një marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe USAID-it.

Ai ka thënë se Asociacioni është një detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Brukselit.

- Advertisement -

Sipas diplomatit amerikan, një herë duhet të përfundohet Asociacioni dhe më pas të vazhdohet me propozimin franko-gjerman, shkruan RTV.

Nëse e lexoni tekstin me kujdes, gjashtë pikat e para kanë të bëjnë me formimin e Asociacionit dhe ky është një element thelbësor për të ecur përpara.

Kjo duhet të trajtohet në radhë të parë, pasuar nga ajo që thuhet në propozimin franko-gjerman i cili gëzon përkrahje nga BE.

Ky dokument ka të bëjë me ide më të gjera që kërkojnë më shumë kohë”, ka thënë Hill.

- Advertisement -

Të fundit

Deputeti i VV-së: Haradinaj, partneri i parë i Zajednicës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka shpërndarë një postim të ish-kryeministrit Ramush Haradina, duke thënë se ai është...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -