10.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ambasada e SHBA-së i përgjigjet presidentes Osmani për uljen e flamurit në Gjysmështizë

- Advertisement -

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, iu ka përgjigjur vendimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të ulur flamurin në gjysmështizë, në nderim të viktimave në Turqi dhe Siri.

- Advertisement -

Përmes një statusi në Facebook, kjo ambasadë ka shkruar se këtë veprim e kanë bërë në njohje të deklaratës së Presidentes Osmani dhe në përkujtim për ata që humbën jetën nga kjo tragjedi.

“Në njohje të deklaratës së Presidentit Osmani se sot është ditë zie për viktimat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, ne iu bashkuam Qeverisë së Kosovës në uljen e flamurit tonë në gjysmështizë në respekt dhe përkujtim për ata që humbën jetën nga kjo ngjarje tragjike”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

- Advertisement -

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë vendim që dita e sotme të jetë ditë zie në Kosovë, si shenjë nderimi ndaj viktimave që humbën jetën nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Osmani përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se përballë tragjedive të tilla duhet qëndruar pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje.

- Advertisement -

“Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, të cilët lanë mijëra të vdekur e të lënduar”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, fuqia shkatërruese e këtij tërmeti ka tronditur zemrat e gjithsecilit.

“Teksa kujtojmë viktimat, nderojmë trimërinë dhe qëndresën e atyre që po bëjnë të pamundurën për shpëtimin e çdo jete nën rrënoja. Fuqia shkatërruese e këtij tërmeti ka tronditur zemrat e gjithsecilit, porse mbështetja ndaj njëri- tjetrit në këto ditë tmerri ngjallë shpresën dhe besimin se jeta do të triumfojë”, ka thënë Osmani.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -