18.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Ambasada e Kosovës në SHBA mbush 15 vjet, Escobar merr pjesë në pritjen zyrtare

- Advertisement -

Ambasada e Kosovës në Washington, D.C ka shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë, në një atmosferë festive, në praninë e shumë miqve, e personaliteteve.

- Advertisement -

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë gjithmonë një vend të veçantë te populli i Kosovës.

Ambasadori Dugolli theksoi se “marrëdhënia e Kosovës me SHBA-të është e rëndësishme për dy vendet tona”.

- Advertisement -

“Ne kemi të njëjtat vlera, jemi të përkushtuar për mbrojtjen e demokracisë, dhe jemi plotësisht të përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe ndërtimin e një shoqërie të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe integrimin e plotë në strukturat euroatlantike”, tha Dugolli, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve për Kosovën, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në pritjen zyrtare, të pranishmëve iu drejtua edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor i SHBA-ve, Gabriel Escobar.

Fjalimi i Escobar nuk u bë i ditur nga faqja zyrtare e ambasadës së Kosovës në Washington, DC.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -