Ambasada e Kosovës në ShBA ka publikuar një shkrim në të cilin ka denoncuar si mashtrim një link të hapur për gjoja ndihmë ndaj FSK-së.
Në shkrimin e tyre, Ambasada ka rikujtuar se ka vetëm një formë për të dërguar donacione për FSK-në.
“Njoftim
Njoftojmë të gjithë bashkatdhetarët se linku https://donorbox.org/fsk-donat… , i raportuar së fundi nga bashkatdhetarët në SHBA, nuk ka të bëjë asgjë me donacionet për Fondin e Sigurisë së FSK-në dhe është mashtrim.
Rikujtojmë se e vetmja formë për donacion për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) është nëpërmjet llogarisë bankare në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, llogari për Fondin e Sigurisë.
Ambasada e Republikës së Kosovës në SHBA” – shkruhet në reagimin e Ambasadës së Kosovës në ShBA.