fbpx
1.2 C
Pristina
E premte, 3 Shkurt, 2023

Ambasada amerikane: Pavarësia e Kosovës është fakt, kundërshtojmë çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ambasada e SHBA’së në Prishtinë ka reaguar pas raportimeve se me llogarinë e tyre në Twitter është bërë një pëlqim në një lajm ku flitet për “çnjohjen e Kosovës nga 9 vende”. Sipas tyre, në 24 orët e fundit nuk është bërë asnjë pëlqim nga Ambasada.

Në reagimin e Ambasadës thuhet se pavarësia e Kosovës është fakt dhe se kundërshtojnë çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

- Advertisement -

“Të jemi të qartë: Pavarësia e Kosovës është fakt. Qëllimi ynë parësor është të mbështesim Kosovën pasi ajo zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Ne kundërshtojmë kategorikisht çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, ka shkruar ambasada në Twitter.

“Llogaria zyrtare e Ambasadës së SHBA në Tëitter nuk ka “pëlqyer” qëllimisht asnjë postim në Twitter gjatë 24 orëve të fundit. Siç u përmend më herët: kur kemi një pozicion për të artikuluar, ne e bëjmë këtë nëpërmjet deklaratave zyrtare, që i atribuohen – jo nga një “like” e mediave sociale” thuhet tutje në reagim.

- Advertisement -

Të fundit

Lushtaku publikon videon kur Kurti e krahasonte Erdoganin me Putinin: Ta falni këtë hipokrit

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas vizitës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Turqi. Lushtaku i është...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -