17.8 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Ambasada amerikane ia tregon vendin Dodikut: Nuk rrimë duarkryq nëse ndez një konfIikt

- Advertisement -

Ambasada amerikane në Sarajevë ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik për shkëputje nga Bosnja dhe Hercegovina.

- Advertisement -

Në reagim thuhet se këto deklarata të Dodik janë kundër Marrëveshjes së Daytonit, dhe si të tilla, të papërgjegjshme dhe të rrezikshme.

“Retorika separatiste e Milorad Dodik dhe kërcënimet për t’u shkëputur nga Bosnja dhe Hercegovina janë anti-Dayton, të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe të dëmshme për integrimin e BiH në institucionet euro-atlantike”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

Tutje ambasada amerikane thotë se sipas kushtetutës së Bosnje-Hercegovinës nuk ka të drejtë një entitet apo ndonjë njësi tjetër nënshtetërore të shkëputet.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë duarkryq nëse Milorad Dodik bënë veprime për të ndezur një tjetër konfIikt në Bosnje-Hercegovinë. Shtetet e Bashkuara, ashtu siç kanë bërë për gati 30 vjet, do të veprojnë në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetin dhe karakterit multi-etnik të Bosnjë dhe Hercegovinës”, thuhet në reagimin e ambasadës, raporton Gazeta Express.

“Retorika dhe kërcënimet e Milorad Dodik janë një përpjekje për të shpërqendruar nga problemet reale me të cilat përballen banorët e Republika Srpska: fushata e vazhdueshme e qeverisë për të hequr liritë themelore; dështimi për të adresuar rritjen e çmimeve për ushqim, strehim dhe transport; dhe përpjekjet e vazhdueshme për të mbështetur të ardhmen e Republika Srpska përmes huamarrjes së papërgjegjshme të qeverisë”, thuhet në vazhdim.

- Advertisement -

Gjithashtu, ambasada i është referuar edhe kërcënimit të Dodik për të shkëputur marrëdhëniet e bashkëpunimit me NATO-n.

“Sa i përket kërcënimit të Milorad Dodikut se do të ndërpresë bashkëpunimin me NATO-n, do t’i kujtojmë se Ligji për Mbrojtjen e vitit 2005 i detyron autoritetet e nivelit shtetëror të kryejnë aktivitetet e nevojshme për anëtarësimin e Bosnjë-Hercegovinës në NATO. Kjo përfshin mbështetjen e një partneriteti dhe bashkëpunimi të fortë me NATO-n. Milorad Dodik nuk ka autoritet për të pezulluar ose ndryshuar në mënyrë të njëanshme këtë apo ndonjë ligj tjetër”, thuhet në fund. 

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -