0.3C
Pristina
1 Mars, 2021 - 04:24

Ambasada amerikane godet ashpër KPK-në: Mos i shkelni ligjet dhe rregulloret, nëse e dëshironi bashkëpunimin dhe mbështetjen tonë profesionale!

Përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane, Lana Ovens ashtu kritikoi KPK-në për qasjen e tyre në vendosjen rreth vazhdimit të kohëzgjatjes së avancimit të anëtarëve të KPK-së në prezencën e vet asaj.

Njëkohësisht, ju është bërë e ditur edhe anëtarëve të KPK-së, se në mungesë të debatit në mbledhje dhe një arsyetimi të mirëfilltë, për të ishte e paqartë mënyra se si ka ardhur deri te përzgjedhja e anëtarëve prokurorë në Komisionin e vlerësimit të performancës, duke qenë se nominimet kanë qenë të parapara të bëhen nga të gjitha prokuroritë.

Vërejtjet e miqve tonë në sistemin ligjor të drejtësisë, duhet të na shërbejnë si argument shtytës, që na e duan të mirën dhe me përmirësimin e gabimeve të mëparshme, shteti ynë ka perspektivë dhe do të jetë shtet i avansuar në hap me kohën.

-Sikur që e dimë qytetarët e Kosovës, që po mos të ishte Amerika ne kurrë s’do të çliroheshim. Fatmirësisht edhe tani mbas çlirimit e këndej gjithnjë ata na rrinë pranë, dhe gjithnjë kur kalohen kufijtë e të këqijave, na tërheqin vërejtjet dhe na udhëzojnë që të ndërmarrim masa ligjore për evitimin e atyre të këqijave, me të cilat edhe tani e tutje po vazhdon drejtësia e korruptuar, e kapur dhe e ndikuar keq nga krimo-politika.

Prandaj kjo drejtësi e varur nga politika dhe lidhja me krimin po vazhdon të merr goditje të vazhdueshme, sidomos në këta muajt e fundit, nga përfaqësuesit e ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë. Dihet se SHBA-ja është shteti kryesor që ka kontribuar në përpjekje për ndërtimin dhe instalimin e drejtësisë profesionale, etike e të pavarur.

Edhe tash nuk është për tu habitur kur përfaqësuesja e ambasadës amerikane kritikon shumë ashpër Këshillin Prokurorial të Kosovës për marrjen e vendimeve të kundërligjshme dhe me shkelje të rregullave të brendshme.

Këto kritika e dëshmojnë se në kohët ndërkombëtarët po distancohen edhe dhe nuk po e japin atë mbështetjen e fuqishme sikur më parë, sepse këta janë duke rrëshqitur në gabime shumë të mëdha dhe nuk po i përfillin vërejtjet, përkundër faktit që SHBA-ja ka ndihmuar profesionalisht dhe financiarisht drejtësinë Kosovare, për ta shkëputur atë prej lidhjes së fuqishme me rrjetet e grupeve të interesit, të gjitha të kapura keq nga krimo politika e kriminalizuar për afro 20 vite rresht.

Kritika të ashpra e konkrete i janë drejtuar së fundi KPK-së nga Këshilltarja Ligjore e Ambasadës Amerikane, Lana Ovens, e cila para anëtareve të Këshillit ka thënë se në kundërshtim me dispozitat ligjore kanë suspenduar edhe një prokuror.

Ovens po ashtu ka numëruar edhe disa nga dështimet e KPK-së gjatë takimit të fundit, ditën e hënë duke potencuar se një nga vendimet e marra gjatë takimit të kësaj të hënë nga KPK-ja, është marrë në shkelje të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, prandaj ka deklaruar se me këto veprime po vihet në pikëpyetje mbështetja dhe bashkëpunimi i mëtejshëm i SHBA-ve për drejtësinë kosovare. Ajo me të drejtë ka thënë se është shumë e vështirë për të si përfaqësuese e Ambasadës të kuptoj se cerarë kërkohet nga SHBA-të, nëse duan ta kenë mbështetjen e tyre serioze, dhe për këtë arsye ajo ka kërkuar që të ju përmbahen rregulloreve përkatëse.

Me të drejtë zonja Ovens ka thënë se ne do të jemi afër jush kur merrni vendime të drejta, sepse ka shumë gjëra të mira që mund të bëhem në sistemin prokurorial, por ato mund të bëhen vetëm duke u mbështetur në ligje dhe rregullore ligjore q dalin nga ligjet.

Me të drejtë Ovens duke komentuar për vendimet për mosrespektim të rregulloreve lidhur me transferimin jo formal të prokuroreve, pa kaluar në një proces të rregullt të avancimit të prokurorëve në sistemin prokurorial. Një nga këto veprime të KPK-së që ajo ka përmendu ka qenë edhe zgjedhja e ish-kryesuesit të KPK-së, prokurorit Bahri Hyseni me herët ish-eksponent i PDK-së, në Komisionin për Çështje Normative, si i propozuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, për të cilin prokuror është thënë se e vlerëson shumë punën dhe profesionalizmin e tij.

Të fundit

Të tjera nga rubrika