16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

“Allahu ta dhashtë hakun”: SuImohet Doarsa Kica pas largimit nga Vetëvendosje

Doarsa Kica-Xhelili duket se nga nesër do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) duke u larguar nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes dhe nga partia e themeluar nga bashkëpunëtorët e Vjosa Osmanit e quajtur Guxo. Por, largimi i saj po del të jetë veçanërisht i hidhët për eksponentët e pushtetit, pasi ajo ka filluar të sulmohet ashpër prej tyre.

“Flm Merrjep!” – ka shkruar Ilir Kërçeli, shef i Kabinetit të Kryekuvendarit Glauk Konjufca në një status të shkurtër në Facebook.

- Advertisement -

Merrjep është një platformë në të cilën shiten dhe blihen gjësende të ndryshme nga qytetarët e Kosovës, ndërsa postimi i z. Kërçeli e objektifikon në mënyrë të papranueshme deputeten.

Mjaft i ashpër në deklaratë ishte edhe Faton Peci, ministër i Bujqësisë dhe një ndër figurat kyçe të mbetur në partinë e bashkëpunëtorëve të presidentes Vjosa Osmani:

- Advertisement -

“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, u bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë!” – shkroi ai.

Ajo çka e bën edhe më problematik postimin e ministër Pecit është prania në fotografi e znj. Osmani dhe znj. Gërvalla Schwarz. Duket se largimi i Kica-Xhelilit ka bërë që të mblidheshin figurat kyçe të kësaj partie politike.

- Advertisement -

Kica-Xhelili është sulmuar edhe në grupin “MeKryeministrin” duke i publikuar një fotografi që kishte pasur gjatë kohës sa kishte qenë në Vetëvendosje me gazetarin e Nacionales, Berat Buzhalën.

“Dorëzo mandatin, tradhtare,” – i ka shkruar ndërkohë në profil të tij z. Sylo Rex.

“Je turpi i kombit, zoti të marroftë, në momentet vendimtare e lëshove bajrakun, allahu ta dhashtë hakun,” – ka shkruar ndërkohë profili Mitrovica Times.

SuImet e papranueshme në komente me gjuhë të ulët seksiste nuk do t’i publkojmë në redaksinë tonë.

Por, megjithatë, këto suIme të papranueshme kanë ngritur edhe mbështetje për deputeten e Kosovës.

Gazetari Adriatik Kelmendi e ka cilësuar Kicën si “një nga dy deputetet më të mira të Kuvendit të Kosovës.”

Në anën tjetër, ka pasur edhe komente të tjera mbrojtëse si “sa hije po ju ka Rugova në mes”, e shumë të tjera.

Kica është deputete 32 vjeçare në një familje që ka prejardhjen nga Valeshta e Strugës.

Ajo ka kryer studimet post-diplomike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Nacionale

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -